Postimi i znj. Sinani pas vizitës së saj në Komunën e Prishtinës:

Prishtina është kryeqendra ❤️

Jo vetëm e Republikës së Kosovës ����

Është kryeqendra arsimore, ekonomike, kulturore dhe shpirtërore e shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Së paku ndër dekada, Prishtina është qendra kryesore gravituese e preshevarëve. E studentëve, punëtorëve, ndërmarrësve, zejtarëve, artistëve, shkrimtarëve, mjekëve, mësimdhënësve, bujqve, të rinjve dhe pensionistëve etj. Është qendra e zhvillimit tonë. E përparimit tonë ��

Një përparim që do ta dinamizojmë me z.Përparim Ramën. Kryetarin e ri të Prishtinës ��

E falenderova sot për mirëpritjen. I urova detyrën. I dëshirova suksese ��

Bashkëbiseduam për fushat dhe projektet ku do të bashkëpunojmë në të ardhmen e afërt ��

Sidomos në kuadër të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon ����

Vazhdojmë bashkë ��

Se bashkë është më mirë ��