Nga Agron SHABANI – Gjermani

Ashtu edhe siç mund të pritej, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin së bashku me admiralitetin dhe gjeneralitetin e tij ushtarak ose luftarak, e nisën (filluan) luftën e përgjithshme pushtuese dhe shkatërrimtare kundër Ukrainës!!!

Ndonëse, akoma nuk dihet me saktësi ose konfidencë të plotë se cili mund të jetë caku ose qëllimi final i Rusisë në agresionin e saj ushtarak ose luftarak? Ukraina, apo të gjitha vendët tjera të Natos dhe UE-së që i përkisnin (takonin) dikur ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”?! Apo, mos ndoshta edhe vet Gjermnia si Lokomotiva kryesore e UE-së, si populli (kombi) dhe shteti me i zhvilluar dhe me i fuqishëm i Europës, dhe njëra prej fuqive kryesore të globit etj…?! Kush e di!?

Kështu që në vend të një diplomacie të kualifikuar, profesionale, intelegjente, kolokfiale, tradicionale ose klasike, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajutura diplomacia agresive, ushtarake (luftarake), shantazhuese ose komplotiste me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj.

Duke t’i rijkujtuar në sfond të të ashtuquajturat “mister njet” ose konceptët, formulat ose doktrinat e njohura të politikës së jashtme ose diplomacisë ruso-sovjetike me anë të armëve ose fuqisë së njohur nukleare ose atomike nga etapat ose periudhat e ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-së  (Natos) dhe ish BRSS-së (“Traktatit të Varshavës”) etj.

Se këndejmi, në të njejtat valë me Rusinë, ndodhët ose qëndron edhe Kina, përsa iu përket urrejtjeve, xhelozive, paranojave, fobive, diskprepancave, disonancave ose paragjykimëve të njohura violente, iracionale, destruktive, dekonstruktuve, infantile dhe patologjike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit.

Në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, z. Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme ,me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.

Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tabdemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë e fortë” kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nixheri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirë të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se Rusia (ish BRSS-së) dhe Kina, pos luftës së shkurtër me 1929, gjatë vitëve 1949-1961, gjegjësisht nepër etapa ose periudha të ndryshme të ish “luftës së ftohtë”, i kanë zhvilluar disa luftëra të pergjakshme për hapësirë ose teritor, me viktima dhe tragjedit të shumëta. Për palen kineze-sidomos.

Mbase, gjithënjë fjala mbi metaetikën ose etikën globale dhe universale të SHBA-së….Respektivisht në politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale: U mor vesh se SHBA-së si suprfuqia e vetme dhe kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale.

Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale dhe enciklike që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore, politike ose ushtarake, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, egos, libidos, autoritetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektiv, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, materiale, finansiare, tregrare, ekonomike, jetësore ose ekzistencialiste…Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më të mëdhenj, më të pasur dhe më të fortë mbi ata që janë më të vegjël, me të varfër dhe më të dobtë.

Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’, të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste.

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, gjithashtu, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, janë rusët dhe serbët (plus kinezët) ata që i urrejnë për vdekje, dhe i pengojnë gjithëkah e gjithandej Kosovën dhe shqiptarët.

U morr vesh se lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se me e madhe ose me e lartë

ëshë vlera nominale, materiale, strategjike ose ekzistencialiste e “Trepçës” dhe Ujmanit se sa e të gjitha trevave ose visëve tjera shqiptare dhe atyre serbiane bashkë.

Ndryshe nga kjo, çdo njeri normal dhe racional në këtë botë ose mbi këtë tokë, i cili i ka lëxuar vetëm dy faqe libri ose gazete gjatë tërë jetës së tij, e dinë fortë mirë se ish presidenti aktual i Rusisë, Vlladimir Vlladimorovic Putin: Me anë të desantit ose “marëshimit të papritur” të ushtrisë ruse ( para syve të Natos) në Prishtinën (Kosovën) e vitit 1999, e kishin për qëllim zhdukjen ose shfarosjen masive të shqiptarëve me anë të materialit radioaktiv ose armëve atomike, me rreze të mesme ose të vogël veprimi.

Ndërkohë që pas desantit ose “marëshimit misterioz” të ushtrisë ruse në afërsi të airoportit ndërkombtar të Prishtinës (me 1999)-kanë nisur ose filluar si të thuash të gjitha zezonat ose fatkeqësitë tjera për Kosovën dhe shqiptarët…. Ndarja e Mitrovicës (analoge me ish murin e Berlinit dhe ndarjen e dikurshme të Gjermanisë), e ashtuquajtura “marrëveshja e Kumanovës” dhe ç’armatosja e UÇK-së, konflikti i përgjakshëm dhe heroik i Ramush Haradinajt me ushtarët rusë, “zajednica”( dodik republika serbe) në Veriun e Kosovës, si dhe plot paradokse dhe anomali të tjera reaksionare dhe anakronike.

E tërë kjo në saje të ndikimit, insubrodinimit ose influencave të ndryshme kolaterale dhe multilaterale të Rusisë.

E dyta: Për rusët e Vladimir Putinit, ukrainasit nuk janë popull shtetformues (konstitucional) dhe historik, por një popull artificial ose johistorik, i ngritur ose krijuar dikur nën ish Bashkimin Sovjetik. Ky është problemi kryesor atje.

Gjithashtu, në Kijevë të Ukrainës, thonë se është ngritur ose themeluar “Rusija e Parë e Kijevit” (“Prva Kijevskaja Rasija”), Kisha e parë autoqefale e Rusisë etj.

Ndërkohë që gjithënjë, sipas imagjinatave dhe fantazive imperiale, kolonialiste, hegjemoniste dhe ekspanzioniste të Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekziston dallim i madh në mes banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Veri-Perëndimore, të cilët sipas z. Putin dhe aparatit të tij, janë kukulla, agjent, mercenar ose kolaborator të SHBA-së ose Perëndimit, me orjentim, narrativ ose identitet nazi-fashist të Adolf Hitlerit, dhe banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Juglindore, të cilët në instance të fundit sipas rusëve, janë pasues ose trashegimtar të konceptit, narrativit, identitetit ose ideologjisë proletare, bolshevike, internacionale ose ruso-sovjetike të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit etj.

Ndërkaq, klerikët, ikumenët, ose “iluminati fetar dhe kulturor”, pos tjerash, rusëve të manipuluar, radikal, fanatik dhe ekstremist, ka kohë që në formën ose profilin e “profetit” ose “shpëtimtarit të Rusisë së Madhe”, ua sollën ose promovuan “mitin” ose “kultin” e njohur mbi Vladmir Vladimiroviç Putinin….Duke ua joshur, imponuar, glorifikuar ose shishmuar akoma më shumë kultizmin, okultizmin ose nënshtrimin e tyre absolut para figurës ose personalitetit të Presidentit Putin.

Ndonësse, as në kohën e KGB-s dhe Stalinit, në Rusi dhe gjithandej ish BRSS-së, si duket nuk ka patur më shumë mërcenar, kolaborator, agjent ose spiun të brendshëm dhe të jashtëm të Rusisë.

Mos të flasim këtu mbi shkallën e lartë (alarmante) të papunësisë, skamjes, mjerimit të përgjithshëm social dhe ekonomik në Rusi! E sidomos në zonat ose rajonet rurale.

Se këndejmi, “Rusia e zhvilluar me lookun, stilin, imazhin ose luksin e lartë europerëndimor, ndodhët ose ekziston vetëm në Moskë, Sankt Petërsburg, Yekatarinburg ose Volgograd..” Për dallim të Rusisë tjetër, të mbytur në skamje dhe mjerim të thellë social ose ekonomik.

Edhe në Ukrainë, gjithashtu.

Ndaj, lufta ose konflikti, pos tjerash, sikur janë bërë “bisnes” ose “formulë mbijetese” për liderët ose politikanët e ndryshëm autokrat, diktatorial, despotik ose absolutist.

Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t’i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme paranormale ose parapolitike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Edhe Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!

Ndaj, sidoqoftë, Perëndimi kanë të drejtë absolute në ide ose teori të ndryshme preventive, sanitare, kirurgjike ose kozmetike. Por, praktika ose realiteti i përgjithshëm në terren, janë ndryshe ose relative.

A është i dënuar ose mallkuar kolektiviteti, cili për të jetësuar ose përjetësuar kultin e individit ose personalitetit, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, sovranitetin, qenien ose  vet ekzistencën e tij dhe të tjerëve?!  Shtrohet pyetja.

A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti shoqëror ose qytetar?

Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.

Historia e luftërave, revolucionëve, kulturës dhe civilizimit botëror, nuk fillon as nuk përfundon me Vladimir Putinin ose dikënd tjetër. Jo çfare!

Për liderin ose politikanin e ditur, intelektual ose intelegjent, sot me rëndësi të madhe ose jetike, janë mbrojtja dhe fitorët e vazhdueshme të mbretit (shtetit) në kuadër të të ashtuquajturit “shahut ushtarak, politik, diplomatik” në Ukrainë etj…. Gjithëçka tjetër i takon mbretëreshes (popullit ose kombit) të cilin, lojatarët e rryer dhe me përvojë, nuk e japin ose nuk e falin për një kali ose figurë të thjeshtë.

Ukraina dhe Rusia, si duket kanë probleme të “panjohura” për Perëndimin….!?

P.S.

Siç mund të mësohej nga formulat ose doktrinat e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit (lëxo Natos dhe ish “Traktatit të Vatshavës”)-në kohën e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose dybllokiste në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e kishte arritur shifrën alarmante prej 5O megatonësh armësh të ndryshme nukleare ose atomike. E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo i binte 2O milion tonë eksploziv ose material radioaktivë për frymë njeriu ose për çdo kokë banori të globit tonë.

Ndërkaq, sot në kushtët ose rrethanat e reja të garave ose konfrontimëve të ndryshme multipolare ose subllokiste, supozohet se kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e tejkalon shifrën e 7O ose 😯 megatonëve. Për të mos thënë ketu se e arrinë shifrën trishtuese ose alarmante prej afro 1OO megatonëve të armëve të ndryshme nukleare ose atomike.

U mor vesh se pjesën me të madhe ose kryesore të armëve nukleare ose bërthamore, i kanë në dorë SHBA-së, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Plus India dhe Pakistani së bashku me Izraelin dh K.Veriore që i përkasin rangut ose kategorisë së dytë të fuqive nukleare ose atomike.

Ndërkohë që roli, misioni dhe ‘autoriteti global ose universal’ i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur është zbehur dhe zventuar shumë me rastin e “aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të papritura”, gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit.

Ndonëse, edhe pse Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, “de jure”-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- ‘de facto’ ato janë të aneksuara ose okupuara ushtarakisht nga Rusia.

Pse (përse) ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t’i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (sidomos në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t’i pret”fati” i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.

E tërë kjo, për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para “zonës ose vijes së kuqe” të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.

Deri në vitin 1994, Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit.

Se këndejmi, menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.

Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga” fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore ose nukleare (atomike) të Rusisë”:  Presidenti i Rusissë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës, në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të “Rusisë së Parë” (lëxo:” Kijevskaja Rasija”), sikur ia doli me projektët ose planimetritë e tij funebre dhe tepër makabre mbi Rusinë e Madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj….

Të njëjtat skenare ose planimetri makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Kjo përmes “paralelëve, analogjive ose apologjive” të ndryshme aproksimative, aglutinative, ireverzibile, meskine, makabre, djallëzore ose tepër satanike në mes muslimanëve boshnjak (serbëve të turqizuar ose muslimanizuar) dhe “vëllezërve të tyre (shqiptar musliman) në Kosovë etj., në kuadër të puro-shtetit, “kazino kapitalizmit” dhe “popujve të ri artificial ose johistorik (“people without history”) të Kosovës dhe Herceg Bosnës në “zonën e gjelbërt” muslimane ose islamike të “kalifatit të ri” turko-otoman të Rexhep Taip Erdoganit & Company!

Kujto ose reflekto veç pak në : “Europe, Rusia and Turkye (Turkia), new people’s without history, and the new colonial ecquality ” (….)

Pjesë e atyre skenarëve ose planimetrive kobzeza ose ugurzeza, sipas të të gjitha gjasave, janë, ose mund të jenë edhe politikanët dhe politikat aktuale, ditore ose periodike në Prishtinë dhe Tiranë.

Në këtë frymë të mesipërme “revolucionare, evolutive dhe historike”, Kosova ndoshta  nuk do bëhët kurrë anëtare e Natos, UE-së, OKB-së etj., pa i ndarë ose pjesëtuar gjysëm-përgjysmë (fifti-fifty)- “Trepçën”, Ujmanin dhe resursët ose pasuritë tjera me Serbinë dhe  Rusinë …!?

Doktrinat dhe formulat e egra serbo-ruse (plus ish fuqive të ndryshme imperiale dhe kolonialiste të kontinentit )-kundër Kosovës dhe shqiptarëve, akoma (ende) janë aktuale dhe tepër reale dhe funksionale.

Jo rrallë, serbët dhe të tjerët, mbi ruinat ose gërmadhat e humbjeve ose disfatave të thella ushtarake ose luftarake, me ndihmën e rusë e tjerëve, i kanë ngritur, skicuar dhe realizuara fitorën e tyre shtetrore, nacionale ose gjeografike nepër tryezat ose tavolinat e ndryshme politike ose diplomatike.

Ndaj, mëqe sipas asaj:’ fjalët e nxehta nuk i pjekin kurrë bukën as kulaçin’: Të kota ose fare boshe të dukën retorikat ose oratoritë e zjarrta populiste ose “patriotike” të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcës, Donika Gërvalles etj.-përballë kërrcnimëve reale, latente ose permanente të Rusisë dhe Serbisë. /ASh/