​Nga Florim ZEQA

​Republika e Kosovës ditëlindjen e 14-të është duke e pritur me qeverisjen më kredibilitetin më të lartë qytetarë si asnjëherë më parë, por edhe me 1001 probleme të brendshme dhe të jashtme; me krizë sociale, fusnotë dhe me dialog të hapur me Serbinë i cili e ka dëmtuar të ardhmen e shtetit në arenën ndërkombëtare.

14 vjet shtet, 14 vjet izolim i qytetarëve kosovarë

​Sikurse në të kaluarën, edhe tani liderët e shtetit me fusnotë në bisedimet e Brukselit dhe në mbledhjet e e KS të OKB-së nuk prezantohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa të njëjtit liderë para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqiten si liderë të shtetit të pavarur!

​Si rezultat i personalitetit të dyfishtë të liderëve shtetërorë, që 14 vjet Kosova vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008, duke i kaluar 14 vjet izolim me njohje ndërkombëtare, pa mirëqenje qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

​Përderisa Gjykata Speciale mbi kokën e liderëve të korruptuar dhe tej inkriminuar shtetërorë e partiakë, shtetit të Kosovës i kushtoi me humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë, me tendencën e humbjes enorme në veri të vendit, krejtësisht shkaku i një lidershipi të shantazhuar, të cilëve sa më shumë që u shtohej presioni nga Gjykata Speciale, aq më tepër e rrisnin gatishmërinë për kompromise (falje të territoreve) të reja ndaj Serbisë.

Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe deçertifikimit të vendimeve politike

​Për dallim nga Vjosa Osmani, Albin Kurti tashmë ka filluar të përballet me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008, respektivisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e komunave serbe në Veri të vendit dhe me pasojat e Demarkacionit me Malin e Zi.

​Kështu pra, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë; njohja e realitetit të krijuar dhe implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ose delegjimitimi i tyre në mënyrë të njëanshmenë Kuvendin e Republikës së Kosovës!

​Ikja nga realiteti i krijuar, për të mos thënë i pamundur, do të ishte me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës. Gjendja para një situate të tillë, apo thënë ndryshe, të jesh ose të mos jesh, jam i bindur se Albin Kurti me dëshirë do ta zgjidhte këtë të fundit, por edhe këtë e ka të pamundur shkaku i pamundësisë së arritjes së kuorumit të nevojshëm në Kuvend për deçertifikimine vendimeve të legjislaturave paraprake për Demarkacionin me Malin e Zi, për Asociacionin dhe Gjykatën Speciale, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara në Bruksel për normalizimin e marrëdhënjeve shqiptaro-serbe me koston e Asociasionit për shqiptarër e shumëçka tjetër.

​Klasa politike e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021 apo politikanët me personalitete të dyfishta kanë filluar ta humbimn besimin tek qytetarët, por edhe tek bashkësia ndërkombëtare.

Lidershipi aktual i shtetit, respektivisht presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti edhe pse paraqiten tëbashkuar para opinionit të brendshëm kosovarë, me dualizmin e qëndrimeve të tyre të ndara para bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë në lajthitje SHBA-të dhe miqtë tjerë evropian, çliruesit faktik të vendit tonë dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

​​​​4 vjet “Vdekja klinike” e politikës së jashtme

​Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Washington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake përgjatë katër viteve të fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

​Siq dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhë njohja nga Izraeli, ndodhi pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 14-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

​Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje si produkt i politikës së jashtme, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje asnjë sinjal pozitiv për njohje të reja!

​Kjo situatë e “vdekjes klinike” të politikës së jashtme është produkt i ndërrimit të shpeshtë të qeverive, e cila ka ndikuar negativisht me ndërrimin e shpeshtë edhe të stafit diplomatik në vendet kyqe dhe me ndikim sa i përket nxitjes dhe motivimit të vendeve të tjera për njohje të Republikës së Kosovës!

​Nga katër vitet e “vdekjes klinike” apo të abortit politik, një ishte moratorium për mosaplikim të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, e cila deri diku e bën të justifikueshëm dështimin e politikës kosovare. Ndërsa tre vitet tjera mund të konsiderohen si dështim total i politikës së jashtme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pa asnjë sukses evident në politikën e jashtme.

​Ministria e Punëve të Jashtme cila më shumë ngjet një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfillt të një shteti të!

​Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike, ka bërë që Ambasadat e Kosovës të jenë jofunksionale dhe të papërfillshme nga vendet respektive ku përfaqësohemi si shtet i pavarur dhe sovran!

​Kjo ka ndikuar në trajtimin jo dinjitoz të mërgimtarëve kosovarë nga disa shtete evropiane, ani pse me pasaportë dhe shtetësi kosovare, mërgimtarëve tonë në lejet e qëndrimit u vihet kodi fiskal “118” i ish Jugosllavisë në vend të kodit “160” të Kosovës. Për fat të keq një dukuri e tillë është duke ndodhur në vazhdimësi prej disa vitesh dhe asnjë reagim nga shteti i Kosovës, anipse për këtë problem dy herë me letra publike ju kam drejtuar ministrave paraprak të Diasporës dhe kësaj aktuales në cilësinë e ministres së punëve të jashtme, por gjithnjë kam mbetur pa përgjigje. Unë nuk kam mbetur keq pse nuk kam marrë përgjigje prej tyre, por ndjehem keq si shtetas i Kosovës kur i shohë dokumentat e bashkombasve të mi më kodin fiskal të ish Jugosllavisë së vdekur prej afro tri dekadash.

​Kosova edhe pse 14 vjet shtet i pavarur dhe 23 vjet në liri, ende ka mbetur oazë e krimit të organizuar, në duart e nëntokës dhe mafio-oligarkëve, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim të mirëfilltë dhe me gjysmë analfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa e kontrolluar tërë territorin e vet, pa e njohur si shtet të gjithë qytetarët e saj, pa ushtri të profilizuar (FSK e jo FARK), pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve dhe udhëtime pa brenga të mërgimtarëve.

Kosova mbase është i vetmi vend në rajon dhe më gjerë ku nëntoka kriminale ende është mbi ligjin dhe vendos për gjithçka natën e ditën dhe ku për shkak të mossundimit të ligjit pandëshkueshmëria e kriminelëve është bërë normë, ndërkaqpabarazia qytetare është bërë rregull e pashkruar në(pa)drejtësinë kosovare.