Një stuhi e fuqishme ka goditur Nju Jorkun dhe 6 shteteve të tjera në verilindje të vendit këtë fundjavë, shoqëruar me rreshje të denduara bore që mund të arrijnë deri në 60 centimetra. Autoritetet kanë paralajmëruar mbi mundësinë e përmbytje në zonat bregdetare, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme të mëdha me transportin.

Parashikimet për një stuhie të fortë nxitën kompanitë ajrore të anulojnë rreth 5 mijë fluturime ndërsa për 8,000 të tjera u krijuan vonesa.

Guvernatorët e Merilendit, Masaçusetsit, Nju Xhersit dhe Nju Jorkut shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Ata paralajmëruan për ndërprerje të mundshme të energjisë dhe u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Gjatë një konference për shtyp Guvernatori i Masaçusetsit Charlie Baker tha se kjo mund të jetë një nga stuhitë më të mëdha që ka perjetuar ky rajon në vitet e fundit.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik lëshoi paralajmërime për përmbytje në zonat bregdetare, ndërsa shërbimi hekurudhor për pasagjerët është anuluar në pjesën më të madhe të rajoneve të prekura nga stuhia.

Këshilltarja për Sigurinë Kombëtare, Elizabeth Sherwood-Randall tha se Shtëpia e Bardhë do të monitorojë në mënyrë aktive situatën dhe bashkëpunim me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave do t’u vijë në ndihmë komuniteteve të prekura.