“Pas pesë minutash në lëvizje, u detyrova të ndalem, pasi kisha vështirësi në frymëmarrje” – shpjegoi Paulo Dybala në mars të vitit 2020. Kjo ishte një përvojë e zakontë e COVID-19 e rrëfyer nga një njeri i pazakontë. Dybala është një yll i Juventus, një nga klubet kryesore të futbollit italian, forma fizike e të cilit vlen më shumë se 10 milionë dollarë në vit.

Për fatin e mirë të Dybala, shtyrja e ndeshjeve të futbollit deri në qershor 2020 i dha kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar. Por për futbollistë të tjerë të niveleve të larta në sport, edhe tre muaj mund të mos kenë qenë të mjaftueshëm.

Ky është përfundimi i një studimi të fundit i tre ekonomistëve Kai Fischer dhe W. Benedikt Schmal të Universitetit Heinrich Heine dhe J. James Reade të Universitetit Reading. Me pak punë investiguese, ata mundën të identifikojnë 90% të 257 rasteve pozitive të raportuara në Bundesligën gjermane dhe në Serinë A italiane deri në korrik 2021 (njoftimet ndonjëherë janë anonime). Më pas ata e ndërthurën këtë regjistër me të dhënat e detajuara të OPTA, një shoqëri për të dhënat sportive – matjet e performancës si minutat e luajtura, distanca e përshkuar me vrap dhe kalimet e përfunduara.

Nëse performancat përkatëse mes lojtarëve të infektuar dhe të painfektuar ishin të qëndrueshme para se të infektoheshin me COVID, por pësonin rënie pas infektimit, kjo duhet të tregojë efektet e vazhdueshme të virusit. Duke përdorur këtë metodologji statistikore (e quajtur “difference-in-differences”), autorët zbuluan një rënie me 9% të minutave të luajtura. Kalimet e përfunduara ranë me 6% dhe nuk u kthyen në normalitet për muaj të tërë.

The Economist gjeti një model të ngjashëm kur përsëriti analizën, duke përdorur një rezultat më të sofistikuar lojtar – vlerë (një përbërje nga më shumë se 40 aktivitete në fushë), i ofruar nga Twenty First Group, një shoqëri konsulence sport-intelligence. Në dhjetë javët pas infektimit pati një rënie mesatare të rezultatit me 0.14 devijime standarde. Por pas dhjetë javësh, u kthyen në normalitet,

Mundësitë e rikuperimit nga COVID janë grumbulluar në favor të lojtarëve të rinj, në formë dhe në gjendje të marrin kura të klasit botëror. Lehtësitë për t’u rikuperuar plotësisht janë shumë më të mëdha se një qytetar i zakonshëm. Studimi për COVID-in e gjatë vijon. Por fakti që mund të vazhdojë edhe në lojën profesionale është një tregues shqetësues.

/ The Economist