Thoma Bollano: “Askush nuk lind hero, por ata bëhen në rrethana të caktuara historike në saje të intuitës dhe shpirtit të tyre atdhetar dhe ata 15 burra të asaj dite të bekuar të 17 dhjetorit 1990, mendoj se janë heronj”.

Nga Enver MEMISHAJ

Takova dhe bisedova me Thoma Bollanon që udhëhoqi Lëvizjen Demokratike në Llakatund në vitin 1990. E pyesëm se si u fut ai në lëvizjen demokratike të vitit 1990 dhe ç’mund të na thotë për këtë lëvizje në fermën e Llakatundit ku ai punonte e jetonte. Para se te flasë për atë që i kërkojmë Thomai ndalet në rininë e tij të hereshme:

“Unë në shkollën e mesme mjeksore kam qenë në klasë me një djalosh nga Tropoja që quhej Sali Berisha. Sali Berisha dallonte e shkëlqente mbi të gjithë ne shokët e klasës. I shkëlqyer në mësime, i shkëlqyer në aktivitetet e shkollës, i shkëlqyer në sjellje dhe në marrëdhëniet me shokët. Lexonte pa pushim literaturë historike, politike dhe letrare dhe i kuptonte thellë ato që lexonte. Me një kujtesë fenomenale leximet i shërbenin atij për rezultante në mësime, por koha provoi se kishte ditur të nxirrte mësime prej leximeve që do t’i shërbenin gjithë jetës.

Donte të dukej dhe dëshëronte të ishte mbi te tjerët, pra kishte vetitë e një prijsi… Ky djalosh nga Tropoja do të bëhej më vonë professor doktor Sali Berisha, do të specializohej në Paris për mjeksi, kardiolog dhe do të bënte emër te madh në mjeksinë shqiptare.

Por vlerat e vërteta të shokut dhe mikut tim të klasës do të dilnin në dukje pas vitit 1990. Ai me dhuntitë natyrale të një prijsi, inteligjencën e lartë dhe dashurinë për atdheun e tij, në krye të Partisë Demokratike do të udhëhiqte uraganin popullor për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe do të behej president i vendit. ..”

*      *     *

Thoma Bollano ka lindur në Himarë, më 12 shkurt 1944. Në vitin 1962 ai kreu në Tiranë shkollën e mesme mjeksorë dhe mori titullin ndihmës mjek. Shërbeu në fermën e Llakatundit si ndihmës mjek, por populli i kishte dhënë titullin doktor, sepse ai shërbente me përkushtim ndaj njerëzve. Hynte në çdo shtëpi të Llakatundit, Mekatit dhe Beshishtit dhe e ndiqte të sëmurin sikur të ishte, biri apo babai tij. Nuk u lodh asnjëherë duke këshilluar dhe ndihmuar popullin e asaj krahine, kështu ai i kishte ngritur vetes një autoritet që rrallë njerës e fitojnë në jetë. Ashtu si Sali Berisha, miku tij, edhe Thoma Bollano tregoi vlerat e tij të vërteta pas vitit 1990, kur udhëhoqi zhvillimet demokratike në krahinën e Llakatundit. Për atë, vitin e largët 1990, thoma Bollano më tregon:

“Pas vetvrasjes së Mehmet Shehut, tregon Thomai, ne një grup shokësh në Llakatund u bindëm se udhehësit e lartë të Partisë së Punës po hanin njeri tjetrin dhe na u formua bindja se kjo parti nuk mund ta udhëhiqte më vendin, e megjithëatë mendimet tona për të ardhmen ishin konfuze. Ne pa dashje kishim formuar një grup intelektualësh me Petref Lameborshin, zoteknik, Vasil Kushten, veteriner, Fatmir Shkupi e Feri Dishnica, inxhinjerë, Bastri Sofia dhe Gani Shehu ekonomistë, etj.

Në bisedat tona që i bënim me frikë në zemër, se mos njeri nga ne do të na spinonte të nesërm, frikë, sepse ai ishte sistemi i frikës. Fakti që asnjeri nga ne nuk u arrestua tregon se të gjithë ishim burra të mirë dhe të besës.

Në atë kohë neve na bënte përshtypje se i miri dhe i afti nuk vlerësohej, por vlerësohej spiuni, i pa afti dhe anëtari i partisë pa asnjë vlerë, prandaj ekonomia s’mund te ngrihej, mendonim se Enver Hoxha s’kishte nga ja mbante dhe do të hapej, e Shqipëria do te merrte frymë lirisht…

Më 2 korrik 1990 kur u shpërthyen ambasadat në Tiranë dhe të rinjtë hynë në to me thirrjet: “Liri Demokraci”, sekretari i partisë Agaçe Bregu i ofendoi ata të rinj guximtarë, që adhuronin lirinë. Unë Thoma Bollano pata guximin dhe publikisht e kam kundërshtuar Agaçe Bregun duke i thënë se ata janë elita e rinisë sonë dhe jo ashtu siç i përcaktoni ju… Bregu më vonë do të jepte të drejtë dhe do të vlerësonte guximin tim…

Gjatë kësaj kohe kishin filluar të angazhoheshin në propogandën anti komuniste: Meçan Meçani, Delo Meçani, Reuf Muhameti, familja Danaj etj. Disa intelektualë vazhdonin të na shokonin neve që kishim dalë në udhëhqje të lëvizjes demokratike me mosbesim…

Më 8 dhjetor unë jam gjendur në Sarandë dhe me të marrë vesh ç’kishte ndodhur në Tiranë, jam kthyer në Vlorë në karrocerinë e një makine dhe nga Vlora shkova në Tiranë dhe takova shokun e vjetër Sali Berishën…

Më 14 dhjetor 1990, unë Thomai, vendosa dhe dërgova në Tiranë Meçan Meçanin, një nga më të vendosurit, me qëllim që të merrte mendim dhe aprovim që ne të formonim Partinë Demokratike në Llakatund, kështu e quanim ne, atë, që në fakt ishte vetëm një seksjon i kësaj partie.

Meçani takoi në Tiranë legjendën e lirisë, të pa harruarin dhe të madhin Azem Hajdarin i cili i dha atij autorizimin sipas të cilit Thoma Bollano autorizohej të formonte në Llakatund seksjonin e Partisë Demokratike.

Më 17 dhjetor 1990, unë Thomai dhe shokët rreth meje thirrëm një mbledhje në një qendër brigade larg nga qendra e qytezës së Llakatundit. Aty u mblodhën me sa mbaj mend 10 – 15 vetë. Ndër ta kujtoj: Thoma Bollano, Meçan Meçanin, të vëllanë e tij Delo Meçanin, Reuf Muhameti, Fatosh Danaj, Gani Shehu, Perlat Malaj, Minella Doko, etj. Të më falin miqtë e mi që nuk i mbaj mend.

Pas fjalëve që thash unë Thomai për qëllimin pse ishim mbledhur, fjalëve të Meçan Meçanit dhe ndonjë tjetri vendosëm njërëzi pranimin e programit të Partisë Demokratike dhe formimin seksjonin të kësaj partie.

Këta 15 burra që u mblodhën atë ditë në një qendër brigade të Llakatundit duhen vlerësur e nderuar si guximtarë, dhe largpamës, që nuk pyetën për interest e tyre dhe vendosën t’i përkushtoheshin interesave të atdheut të tyre…

Askush nuk lind hero, por ata bëhen në rrethana të caktuara historike në saje të intuitës dhe shpirtit të tyre atdhetar dhe ata 15 burra të asaj dite mendoj se janë heroj.

Rreth datave 20 – 22 dhjetor ka ardhur në Llakatund Roland Tafili, një ndër organizatorët dhe formimit të Partisë Demokratike të Vlorës. Z. Roland njohu seksjonin tonë dhe na ftoi t’i bashkoheshim komisjonit nismëtar të Formimit të Partisë Demokratike Vlorë.

Ne pranuam por i vumë si kusht z. Tafili që dy nga Llakatundi të ishin në kryesinë e Partisë Demokratike. Ai pranoi dhe në kryesi u zgjodha unë Thoma Bolano dhe Refuf Muhameti…

Në vitin 1992 unë e kam pritur Sali Berishën në Drashovicë ne familjen Çepaj dhe ndërmjet të tjerave kundërshtova ligjin 7501 për ndarjen e tokës… Sali Berisha ra dakort dhe më tha se po të fitonin votat e mjaftueshme do të rishikonin edhe ligjin 7501,  por siç dihet nuk u bë asgjë për atë ligj antiko,mbëtar…

Unë vazhdova të punoj me përkushtim për interesat e Partisë Demokratike”.

*       *      *

Sipas librit “Fillimi i Lëvizjes Demokratike në Vlorë 1990 – 1991”, seksjoni i parë i Partisë Demokratike në Vlorë është formuar më 20 dhjetor 1990, në Ndërmarjen e Shpim Kërkimit për Naftë e Gas nën kryesinë e inxhinjerit Afrim Jupi që do të bëhej më pas kryetar i kësaj partie dhe Irma Halilit, Maksim Hitaj, Manol Bono etj.

Më 29 dhjetor 1990 do të formohej zyrtarisht seksioni i Partisë Demokratike dhe më 6 janar 1991 do të bëhej mitingu i madhe dhe do të zyrtarizohej në popull Partida Demokratike e Vlorës.

Thoma Bollano ka formuar në Llakatund pavarësisht zhvillimeve në qytet, tre ditë para qytetarëve vlonjat seksjonin e Partisë Demokratike në Llakatund.

   Thoma Bollano