Nga Skënder MULLIQI
 
  Sot në Kosovë, menquria dhe guximi iu ka mbetur një kategorie bukur të vogël. Dihet, së truri dhe menquria janë pakicë, kurse budallallëku shumicë! .Kështu ndodhë kur nuk dimë dhe as nuk dëshirojmë  ta kujtojmë  të kaluarën tanë .Gjithëqka që është e mirë duhet përvetësuar,  kurse çka është e ërrët duhet groposur sa më thellë. Nuk ka gjë më tragjike për një shtet dhe për një komb kur model bëhën banditizmat ! Kosova është bërë hapësirë e lëshuar , është  bërë hapësirë e kaosit..! Populli për shumë kohë u mbajtë në gjendje të frikës për të ardhmën  .Po dominojnë në shoqërinë tonë më shumë  hajnitë dhe korrupcioni, të cilat i legalizuan regjimet që i patëm.Nuk patëm strategji të qartë së si të ecët  përpara. Nese populli u detyruan ti mbajnë maskat kundër pandemisë, politikanët  moti i kan hequr ato, duke paraqitur fytyrën e tyre të ftoftë si akulli! Në Kosovë po dominojnë paknaqësitë e mëdha. Do të duhej të bëhën ndryshime sistematike, që jetësa të mbrohet nga pa përgjegjësia! Çmimi i mos përgjegjësisë dhe kriminalitetit është shumë i lartë . Mungesa e guximit dhe  empatia shumicën e ka lënë në terr. Errësira mbi Kosovën hiqët  kur  shumica  levizin  fuqishem  përpara për të bërë ndryshime pozitive .Duket së ende nuk ka ardhur ajo kohë. Duhet të lindë një Kosovë më ndryshe .Një Kosovë në të cilën bëhët një jetë e vërtetë ,një jetë shumë më active shoqërore  politike , që do të ishte hap revolucionar në realicion më 20 vitet që i lamë mbrapa….!