Kombëtarja e Anglisë është dënuar me dy ndeshje pa tifozë nga UEFA, për skenat kaotike dhe të dhunshme në Wembley në finale të Euro 2020.

“Tre Luanët” në ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për Botëror, dhe në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve do të jetë stadiumi pa tifozë, shkruan ”The Guardian”.

Vendimi i komitetit të etikës dhe disiplinës së UEFA -s vjen pas një hetimi mbi ngjarjet e korrikut “që përfshinin tifozët që ndodheshin brenda dhe rreth stadiumit”.

Qindra njerëz pa bileta u përpoqën të thyenin barrierat, kthesat dhe portat për të hyrë në Qembley, një numër i konsiderueshëm ia dolën mbanë.