Szalai: Shqipëria dhe Polonia janë rivalët tanë direkt për vendin e dytë

 

Hungaria mori një fitore të vuajtur ndaj Andorrës në shtëpi, duke ngritur alarmin te lojtarët dhe trajneri italian për formën që po kalon skuadra para sfidës vendimtare me Shqipërinë, në tetor.

Ndeshja u mbyll 2-1 për hungarezët, që në 10 minutat e fundit u mbyllën në zonë prej skuadrës modeste të Andorrës, që në disa raste iu afrua rrezikshëm golit të barazimit. Trajneri i Hungaris, Marco Rossi nuk e fshehu zhgënjimin.

“Jam i pakënaqur me paraqitjen, sidomos pas atij europiani që zhvilluam”, tha ai, duke shprehur pakënaqësi me disa lojtarë që nuk ndoqën në fushë udhëzimet taktike të dhëna prej tij.

Hungarezët thonë se situata për ta është vështirësuar nga fitorja e Shqipërisë ndaj San Marinos me rezultatin 5-0 dhe nga barazimi i Polonisë me Hungarinë. Ndaj Shqipërisë, i vetmi rezultat që kërkohet do të jetë fitorja.

“Shqipëria dhe Polonia janë rivalët tanë direkt për vendin e dytë. Nga rezultati i ndeshjeve kundër tyre do të varet edhe kualifikimi. Janë ndeshje të vështira, por ne duhet të bëjmë lojën tonë dhe të kërkojmë fitoren”, tha kapiteni i hungarezëve, Adam Szalai.