Guesthouse “Gjergj Frani” (hotel-bar-restorant) gjendet në hyrje të fshatit Vermosh (lagjia Bashkim)-një prej fshatrave më të bukur të Kelmendit e Alpeve Shqiptare, pranë rrugës që të çon për në krahinën e Plavë-Gucisë, afër vendkalimit kufitar tokësor Vermosh(Shqipëri)-Guci(Mali i Zi).
Kjo shtëpi-bujtinë të ofron një mjedis të këndshëm, një peisazh të bukur dhe një ushqim tipik të bërë me produktet natyrale të zonës, të ofron mundësinë për të ecur në shtigje dhe vende që nuk duhet t’i humbisni për t’i parë nga afër, për të pasë përjetime të mrekullueshme e të paharruara.
Shtëpia ka 8 dhoma me një kapacitet prej 25 shtretërish.
Në mjedise të Bujtinës “Gjergj Frani” dhe, skej saj, edhe të Bujtinës “Frati” të Gjovalin Pllumaj do të keni mundësinë e kënaqësinë të lexoni edhe “Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Sanxhak-Lugina e Preshevës-Maqedoni e Veriut-B+H-Kroaci).