Përfaqësuesja e Maqedonisë nën drejtimin e trajnerit Blagoja Milevski, i cili për herë të parë drejtoi përfaqësuesen A të Maqedonisë, nuk shkoj përtej një barazimi 0-0 ndaj Armenisë.

Pjesa e parë ishte tërësisht e dominuar nga Maqedonia, e cila kishte iniciatvën kryesore në terrenin e gjelbër në stadiumin “Todor Proeski”në Shkup.

Elmasi ishte i pari që u kanos, ndërsa portieri Dimitrievski nuk lejoi që armenasit të kalojnë në epërsi në minutën e 16-të përmes Adamian. Në minutën e 23-të, Alioski nuk arrin të godet, pas asistimit nga Bardhi. Në minutën e 27-të, mbrojtja e Maqedonisë gabon dhe Dimitrievski sërisht ndalon Adamian që të shënojë nga pozita e pastër. Në anën tjetër, në rast ideal ishte Trajkovski, i cili brenda zonës së rrezikut dërgon topin jashtë portës së Armenisë. Në minutën e 35-të, Biçaçan dhe Adamian kaluan lehtë mbrojtjen e Maqedonisë, por sulmuesi armenas u vonua dhe Visar Musliu bllokoi tentimin e tij.

Pjesa e dytë filloi më mirë për mysafirët, të cilët shfrytëzuan lojën e shpejtë në kundërsulme dhe u kanosën në disa raste, por falë fatit sportiv dhe intervenimit me kohë të portierit dhe linjës së fundit të mbrojtjes, rezultati mbeti i njëjti si në fund të pjesës së parë. Mirëpo me ardhjen në lojë të Spirovskit në mesfushë, në vend të Trajkovskit, loja e Maqedonisë u shpejtua dhe Alioski kishte një goditje të drejtpërdrejt nga 20 metra, të cilën me vështirësi e ndaloi portieri mysafirë, Jurçenko. Në vazhdim të ndeshjes, Armenia vazhdoi që të mbrohet por duke rrezikuar përmes kundërsulmeve të shpejta.

Edhe pse me vibracion pozitive, Maqedonia e Milevskit nuk ishte konkrete si edhe në takimet e tjera ndaj Armeninë në Shkup dhe në fund duhej të kënaqej me barazim pa gola. Sfida e radhës për Maqedoninë do të jetë më 5 shtator në terrenin e Islandës.

Në përballjet e tjera të Grupit “J”, Gjermania në transfertë mundi Lihtenshtajnin me 2-0, ndërsa me të njëjtin rezultat, Rumania, poashtu në transfertë mundi Islandën.

Në renditjen tabelare, në vendin e parë është Armenia me 10 pikë, para Gjermanisë me 9 dhe Maqedonisë me 7 pikë.