Në Turqi më shumë se 30 milionë persona kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinës në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një postim nga llogaria në Twitter tha se sasia e vaksinave të aplikuara në vend ka arritur 30 milionë doza. “Në këtë mënyrë dozat e vaksinës janë aplikuar për më shumë se një të tretën e popullsisë tonë. Kemi marrëveshje për doza të vaksinave në sasinë tri herë më shumë se popullsia jonë. Nesër do të jetë më mirë se sot. Keni besim te kjo forcë”, deklaroi Koca.

Sipas të dhënave në “Platformën e informimit për vaksinën COVID-19” të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i dozave që janë aplikuar ka arritur në 30.011.072, përfshirë 17.144.487 vaksinime për dozën e parë dhe 12.866.585 për dozën e dytë.

Në këtë mënyrë tek 20 për qind e popullsisë është aplikuar doza e parë dhe tek 15 për qind e popullsisë doza e dytë e vaksinës kundër COVID-19.

Përfshirë dozat e para 2.896.216 dhe dozat e dyta 2.049.718 në Stamboll janë aplikuar gjithsej 4.945.934 doza. Në Stamboll janë aplikuar një në çdo 6 doza të kryera në të gjithë vendin.

Ndërsa në Ankara janë aplikuar 2.481.621 doza, përfshirë 1.405.160 dozat e para dhe 1.076.461 dozat e dyta. Po ashtu në Izmir janë aplikuar 2.056.138 doza përfshirë 1.162.368 dozat e para dhe 893.770 dozat e dyta.