UEFA ka publikuar këngën zyrtare që do të shoqëroje emocionet e Kampionatit Europian të Futbollit që do të mbahet në qershor dhe korrik të këtij viti.

“We are the people”, është kënga hit e kësaj gare që është një bashkëpunim mes Martin Garrix, Bono & The Edge.

“Euro 2020” që në fakt tashmë do të jetë “Euro 2021” për shkak se turneu u shty vjet nga pandemia, këtë herë do të mbahet sipas një formati krejtësisht ndryshe pasi do të zhvillohet në disa qytete të kontinentit.

Kompeticioni nis në Romë me duelin Itali-Turqi në 11 qershor dhe mbyllet në 11 korrik në Londër, në stadiumin Wembley me finalen  e madhe.