Mjekërkërleshuri kishte pushtuar një ekran. Kapi shpatën, i kërdisi mbarë:
-Atë të gjatin, që ulet në zyrën e kryetarit të qeverisë;
-Kryetarin e opozitës e shumëzoi me zero;
-Shqiptarët të tërë qenkan pa din a pa iman;
-Të huajt që merren me Shqipërinë, si ata për zi!
Video që qarkullon në internet.
E mbylla!
Këta soj njerëzish
Hiqen «të paanshëm», pra «të besueshëm».
Barazojnë të mirë e të ligj, fshehin ujkun në turmë.
Naivë apo misionarë,
U japin shqiptarëve një goditje poshtë rripit, si gangsterë.
Ua vrasin shpresën, që është mbështetja e fundit.
U thonë:
-Ende s’keni ikur, o njerëz? Zhdukuni nëpër botë, këtu s’ka më shpresë!
Shpopullojeni Shqipërinë.
Lereni për korba
Dhe për kolonë!
Zëri i vjetër i Çubrilloviçëve.