Ashtu si çdo vit, Time publikoi klasifikimin e 100 sipërmarrjeve më me ndikim për vitin 2021. Në këtë vit të veçantë, i shënjuar nga pandemia dhe paqartësitë ekonomike, në klasifikimin e famshëm janë përfshirë sipërmarrje në sektorë të ndryshme, nga shëndetësia tek industria ushqimore, nga argëtimi tek hapësira ajrore.

Për çdo kompani është llogaritur ndikimi, rëndësia, inovacioni, ambicia, lidershipi dhe suksesi. Time i ka ndarë këta 100 emra në pesë kategori: pioneers, leaders, innovators, titans e disruptors.

Këtë vit, ndër të tjera, janë shtuar dhe dy sipërmarrje të veçanta: NBA dhe Premier League, të përfshira në zërin ‘Leaders’. Kampionati më i ndjekur i basketbollit në botë vlerësohet për punën e bërë nga komisioneri Adam Silver, i aftë të dyfishojë të ardhurat e Ligës nga viti 2013 në vitin 2019, duke arritur në 9 miliardë dollarë (7.43 miliardë euro), me parashikimet e para pandemisë që kapërcenin 10 miliardë dollarë (8.25 milionë euro).

Megjithatë, NBA dhe Silver kanë meritën për organizimin me sukses të “NBA Bubble” në Orlando, që mundësoi mbylljen e kampionatit me sukses pa pasoja të asnjë lloji nga pikëpamja shëndetësore.

Ndër ligat profesionale botërore, Premier League është e vetmja që qëndron në krah të NBA. Premier League vlerësohet për punën e bërë nga drejtori ekzekutiv Richard Masters, i aftë t’i garantojë të ardhura më shumë se 5 miliardë euro kampionatit anglez. Një zhvillim i rëndësishëm në këtë drejtim është shitja e të drejtave ndërkombëtare televizive.

Në planin sportiv, në klasifikim është edhe Klutch Sports Group, i përfshirë në kategorinë “Pioneers”. Kompania e agjentëve sportivë, në harkun e një dekadë, është rritur nga disa punonjës në më shumë se 70 klientë, mes të cilëve NBA dhe NFL, duke menaxhuar thuajse 2 miliardë dollarë në kontrata çdo vit. Grupi ka edhe meritën e fuqizimit të lojtarëve, duke lehtësuar transferime të bujshme dhe arritjen e marrëveshjeve midis klubeve dhe atletëve.

Në fund, nuk mund të mungonte edhe marka sportive Nike. Time e përfshin atë në kategorinë ‘Leaders’, bashkë me NBA dhe Premier League, për angazhimin e markës në çështje ndryshme sociale, siç dëshmon edhe marrëveshja në vitin 2018 me Colin Kaepernick. Marrëveshja gjeneroi një rritje të vlerës së tregut të Nike me 6 miliardë dollarë (5 miliardë euro). Sipas Time kjo vërteton se“social equity e brand equity possono convivere”.