Sot me datë 24 Shkurt 2021, Partia Levizja e Legalitetit nënshkroi marrveshjen e koalicionit me Partinë Demokratike për të qene pjësë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 Prillit 2021.
Ky koalicion eshtë vazhdimësi e koalicionit opozitar për tetë vjet dhe sidomos i koalicionit pas krizës së fundit nënshkruar ky para dy vjetësh po datë 24 por Prill 2019, ku PLL ka edhe aksionet e veta politike.
PLL është parti me Kauzë Kombëtare afatgjatë dhe me një program specifik të ndryshëm nga çdo subjekt tjetër politik.
PLL nuk është subjekt politik që pret çfarë mund të arrihet dhe përfitohet në një palë zgjedhjesh.
Kauzat kryesore të PLL ngelen Bashkimi Kombëtar dhe rikthimi i sistemit qeverisës Monarki Kushtetuese Parlamentare.
Këto kauza realizohen vetëm në bashkëpunim dhe duke ruajtur raporte të drejta bashkëpunuese me partitë e tjera të cilat nesër mund dhe duhet të ndihmojnë për realizimin e asaj që ne do të kërkojmë dhe kombi ynë ka nevojë.
PLL ka vendosur gjithmonë interesat kombetare dhe ato qytetare mbi çdo interes tjetër.
Këto interesa në këto palë zgjedhjesh kërkojnë një Opozitë të Bashkuar dhe solide për të larguar këtë mazhorancë qeverisëse më e keqja për 30-vjet pluralizëm.
Kodi aktual, i miratuar në mënyrë të njëanshme dhe më antidemokratik nga çdo kod tjeter i periudhes pluraliste, detyron dhe i konvergon më mirë një subjekti të marrë pjesē në një kualicion të mundshëm kjo sidomos kur duhet për të arritur atë që ai aspiron.
Marrja pjesë në këtë kualicion, qeverisës nesër, krijon mundesinë edhe për një imponim të mundshëm për atë që ne kërkojmë në lidhje me forcimi e shtetit të së drejtës sipas filozofisë zogiste mishëruat në pikat programore të PLL
DREJTESI-PRONE-FAMILJE-REND.
Kemi bindje se vendimet unanime statutare të Kryesise së PLL dhe Këshillit Kombëtar, janë zgjedhja më e mirë për Shqipërinë e shqiptarët dhe për atë që vetë PLL aspiron për të ardhmen.
Arsyjet e mësipërme, kryesoret pérveçse edhe arsyjeve të tjera bënë që Forumet Drejtuese të PLL me gjakftotësi të zgjedhin rrugen e nënshkrimit të kësaj marrveshje kualicioni.
Çdo forum dhe strukturë e PLL eshtë e bindur dhe e ka të qartë se raportet tona me PD kanë qenë raporte të hapura korrrekte, të drejta dhe mbështetëse, e megjithatë nga ana tjetër vlerësimi në përfaqësim dhe në reciproritet ndoshta nuk ka qenë si duhet por ESHTË MOMENTI, të shohim dhe ecim përpara.
Ky eshtë një nënshkrim fisnik, me kode mirbesimi, pa asnje kusht subjektiv perfitues pavarësisht duke ditur dhe duke qenë të bindur për atë që i takon dhe meriton në të vërtetë
PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT.
Respekte dhe vlerësim për të gjithë legalistët-mbretërorë dhe gjithë strukturat drejtuese te PLL që kishin pregatitur të gjitha modulet e duhura për kandidimin e PLL në çdo formë.
“ATDHEU MBI TE GJITHA”
“SHQIPERIA FITON”
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.