Ai e desh gjuhen shqipe si pakkush! Në zyrë mbante një gravurë me pemën e gjuheve ku shqipja ishte fare pranë rrënjëve dhe të tjerat nëpër degë! Më thërriti një ditë e më tha të bënim një cikël emisionesh për gjuhën shqipe me titull “Gjuha kozmike”! Siç e quante shqipen Petro Zheji.
Ka një problem, i thashë. AMA mund të na dënojë se jemi televizion sportiv. Ligji…!
Ligji në shqip është, tha Meti. Edhe AMA shqip flet! Por po na dënoi i paguaj unë paratë, mos ki frikë.
Dhe bëmë ciklin më të mirë televiziv për shqipen tonë! Se e bëmë me shumë dashuri!
Prej Metit!