-Me 9 prill 2021 – e 40-ta ditë e ndarjes nga jeta e Mjeshtrit tëMadh, Kujtim Gjonaj – skenarist, regjisor i filmave dokumentarë e vizatimorë, producent dhe botues shqiptar

Nga Angjelina XHARA PAPALILO – Kineaste, Tiranë

Kujtim i dashur, ike si meteor ne një kohë të çuditëshme…

A thua se i kishe llogaritur edhe gjërat më sublime të jetës, si skenarist e regjisor!

U përshëndete edhe me ne shokët e tu, vetëm, një ditë apo gjysëm dite, para se të fluturoje, si shpirt në Qiell!

Ti ishe ateist por dije të respektoje dhe atë , që kishe përballë, se vije nga deje gjaku, brez pas brezi, të vlerësuar familjarisht e shoqërisht !

Pra kur unë flisja për Zotin, ti heshtje … Meditimin tënd dhe pastaj artikulimin e fjalëve ,ta pëlqenin të gjithë!

Bukrën tënde e kishe përkrah, gjatë gjithë jetës, të përkushtuar e romantike!

Kam përshtypjen që në cdo çmim të marrë prej teje në rrugën krijuese është edhe shkëndija e shpirtit të saj !

Krijuat një familje të madhe të mrrekullueshme, të dy bashke, si një kurorë të gjelbër që do vazhdojë gjelberimin e lulëzimin në vazhdimsi.

Sa herë që vija nga emigracioni më prisje me zemer të hapur…

Mban mënt, kur pimë kafe, te lokali dhe ti e more menjëherë Bukrën në telefon

“ Hajde shpejt, mos u vono, se na ka ardhur “ motra”, i the.

“ Kush moter, pergjigj ajo, se kujtoi motrat e verteta te saj.

“Hajde, se ne një moter kemi” ma beri qejfin mua…

Ah, mor Kujtim.

Vetëm një gjë nuk e llogarite mire, atë ,se sa shumë do na mungoje!

Filmi i fundit ,qe realizove, ishte”Meteori I lirisë”, një film hymn për lirinë!

E kishe në dej temën historike, sikur kishe firmosur kontratë të padiskutueshme me të!

Dokumentarët rrjeshtohen tani perpara të gjithëve dhe figurat historike vijnë të takojnë, edhe lart në Qiell!

Më fal, kështu jam unë, besoj në jetën e përtejme!

Në Facebook shkrova për ty, se ti po ngjiteshe në qiell e po tepriste i pari, Faik Konica, filmin dokumentar për të cilin, ti e titullove…”Enciklopedia, që ecën më këmbë!”

Nuk arrita të thosha edhe të tjerët personalitete të artit e historise, që ti iu kushtove dokumentarë emblematikë si “Vellezrit Topulli”, “Det i diturive, Hoxhë Tahsini, “Kryengritjet e mëdha”, “Se u mbushën malet plot me partizanë”, ,NaimFrasheri”, Magjia Pano”…

Ti je takuar tashmë me Ali Pashe Tepelena, që ti e ngrite në piedestal me filmin tënd, “Ditet e fundit të një luani!”

Lart në Qiell, ke të bekuarën , Nënë Terzën! Në filmin për të, ti derdhe gjithë dashurinë e madhe për njeriun e thjeshte por aq të madh, që nxorri ky komb, nga brinjët e tij, që mezi marrin frymë!

Ah mor Kujtim, sa telefonata që bëj menjëherë fillojnë e flasin për ty, si na iku Kujtimi, I mënçuri, kineasti pa moshë, që vraponte nga një film tek tjetri…

Kur të takova mbas shumë viteve në aktivitetet e bukura që te Arkivi Shteteror i Filmave, e thashë me gjithë zemër konsideratën time se ti ishe nga ata kineastë, që kishe marrë e merrje çmime e vleresime në të dy kohrat.

Më parë si një romantik, pak rebel, jo shumë…se nuk të lejonin…

Me mjeshtrin e madh Dhimiter Anagnosti bëtë sëbashku filmin e veçantë dokumentar, “Të djelat në Tiranë…”

Atehere ai film thyente skemën, largoheshe nga skemat stereotipe dhe mundohej të tregonte bukurinë e jetës të njerëzve e të rinjëve, mardhenien me natyrën e bukur, deri eskursionet në Dajt!

Unë lexova tekstin ,që si redaktor e kishe formuluar ti dhe inçizimin e bëmë bashkë, tek Salla e madhe e Zërit, në Kinostudjo, me batutën tënde fantastike,që nuk do e harroj kurrë!

…”Lexoje dhe kënaqu vetë e ta dish që do të jete më i miri variant i leximit…”

Nderkohë kujtoj pasionin e madh tëndin për filmat portrete tepersonaliteteve historike apo te traditave kulturore artistike. Kujdesi yt për të gjetur gjithmonë, hyrje të bukura marrë edhe nga legjendat popullore, si ç ishte dokumentari i Festivalit të Gjirokastrës, me të cilin ti rrëmbeve edhe çmimin e parë të Festivalit!

Tre dekadat e fundit na habite me një hartë krijuese fantastike, kur iu drejtove dhe temës filozofike sociale historike!

“Shembja e idhujve!”, me një gjetje të vertetë nga atmosfera e historisë se çuditshme të popullit tone.

Kërkesa artistike ishte e para që të drejtonte drejt trajtimit të temave nga të gjitha trojet shqiptare.

Ndaj i kishe dyert e hapura brenda dhe jshtë vendit për bashkpunime interesante, duke sjellë filma me nënshtresë të fortë të skalitjes së virtuteve shqiptare, që ndihmonin të kapërxenin edhe çaste të kërcënimeve të medha.

Filmi për Camërinë, një retrospektivë e dhimshme, një kujtesë historike.!

Tek dokumentari i fundit për Agim Ramadanin, një trajtim i plotë i heroizmit e dashurisë për birin e Dardanisë, që dha jetën në moshën më të bukur, për çlirimin e Kosoves, tokës mëmë.

Ai ishte edhe poet, edhe piktor,por mbi të gjitha ishte heroi I lirisë, ndaj ti lejtmotiv, pate heroizmin e treguar në luftë ballë për ballë me armikun, duke dëgjuar edhe zërin e tij si luftëtar e Komandant të UÇK!

Ose po sjell kujtime nga realizimi I filmit”Josif Bageri, Rilindasi i fundit!”

Shkuam bashkë tek vendet historike të Rilindasit të madh , nga Reka e Epërme, në Shkup Prishtinë, Prizren…

Shkuam grup së bashku me Miradijen, bashkskenaristen, me Spartak Papadhimitrin, operatorin dhe ti ishe gjithmonë meditativ.Bukra, e pamungushme, pranë teje, të shihte në dritë të syrit!

Dije të dëgjoje dhe të krijoje në çdo çast me një vetëdijë të plotë regjisorjale, për të nxjerrë rrënjët e kësaj peme vigane, që shkonte më këmbë për të përhapur gjuhën e bukur shqipe, nga Reka, në Bullgari e Shqipëri, në vite të vështira te gjysmës se parë te shek të 20.

Me dhimbje ,kërkoje pafund për të dhënë heroin të plotë!Armiqtë e lanë edhe pa varr heroin, por atij populli I ngriti këngë, që do jetojë brez pas brezi dhe një bust,që flet për ditë me bashkpatriotët e tij, i ngulur në përjetësi!

Po ashtu kujtoj bashkpunimin e ngushtë, me ty, i nderuar shok e koleg, Mjeshti i madh, Kujtim Gjonaj, edhe për realizimin e dokumentarit për te madherishmen Margarita Xhepa!

Mos kij merak, jam frymëzuar nga libri I bukur,qe ke shkruar për të, Angjelina, do dalë bukur filmi.

U çudita me zgjidhjen tende regjizorjale që Margarita të interpretonte nje kapitull nga monologu i saj si princesha e Trojes, Ekuba…Pikërisht në piedestalin e shkallëve të Akropolit të pavdekshëm!

Operator Kristaq Janushi,, pranë teje, të kuptonte vetëm me veshtrim!

Nuk përdore tekst, sepse zgjodhe të fliste vetë shpirti I Margaritës nga skena e madhe e Teatrit Kombetar tek skena e teatrove të Athinës, ku aktorja u adhurua , krahesuar me Katina Paksinu, të famëshmen aktore të mitologjisë greke!.

E more Margaritën ,duke e pikturuar si kineast i shquar , në mardheniet e pazgjidhshme me vendlindjen e saj ,Lushnjën, me brazdat e tokës e madhështinë e pyjeve…Sekuencat e marra nga filmat artistikë krijuan një mardhenie të çuditëshme kohore artistike, ku frymëmarrja e saj, pershkonte gerxhe , brigje,male e lumej për të arritur në klithmën e “Tokës sl Pergjakur”“Të vrane mor Miti, oi, oi…”

Dokumentari mblodhi gjithe inteligjencen shqiptare në sallën e madhe të Teatrit Kombetar, ku Margarita e artë kuvendoi dhe tha jetën e saj shpirterore e artistike me zërin e saj origjinal!

Kemi shumë ngjarje për të sjellë pranë nesh, portretin tënd krijues e njerezor, Kujtim!

Na ke lënë me gojë hapur, se fola me ty një ditë më pare dhe ishe në zë, i qetë, i komunikueshëm, duke folur me një ton të shtruar…

Të pyeta, e ke Bukrën pranë?, Po, u përgjigje…

Tani, me sytë bojë qielli na shikon nga Qielli, sikur na thua:”Unë e jetova jeten me gjithë intensitetin e saj, lashë time shoqe, Bukrën , me një kurorë të plote dashurie, me tre fëmijët tanë të mirë dhe nipat e mbesat e mrrekullueshme!

Unë shtoj fjalët, Lavdi O Zot i madh e i plotfuqishëm, ta kesh venë në një vend të mire, që të shohë malet, detet, lumenjte e luginat mbarëshqiptare në begati e me rreze dielli shtrënguar.!