Ballina ED/OP KOSOVA ME LIDERSHIP TË RI – Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI –...

KOSOVA ME LIDERSHIP TË RI – Nga Prof. Dr. Lisen BASHKURTI – President i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Tiranë

Sot Kuvendi i Kosovës zgjodhi Presidenten e Republikës, znj.Vjosa Osmani. Me këtë zgjedhje u plotësuan krerët e gjithë institucioneve politike drejtuese kryesore të Kosovës, Presidentin, Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit. 

Kemi tanimë një lidership të ri në krye të vendit. Ky lidershipshënon një fazë të re në zhvillimet politike, institucionale, ekonomike, sociale dhe ndërkombëtare të Republikës së Kosovës

Me këtë lidership Kosova hyn në fazën e stabilitetit të demokracisë, sundimit të ligjit, respektit për liritë dhe të drejtat e njeriut, për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Është periudha e ngjalljes së shpresave për qytetarët e Kosovës e posaqërisht për rininë e saj.

Ky lidership patriotik, modern, profesional dhe me etikë të lartëdo ngrejë lart imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, do përmirësojë reputacionin e saj, cka do e afrojë më shpejt Kosovën në familjen e shteteve në OKB, do shpejtojë integriminnë NATO e BE.

Është ky lidership që do e rivendosë Kosovën në tryezën e negocimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes realizimit të njohjes reciproke ndërmjet dy shteteve.

Zgjedhja e lidershipit të ri në krye të Kosovës është shpresë e re për qytetarët e saj dhe frymëzim për qytetarët e Shqipërisë për të realizuar me votën e lirë dhe të ndershme ndryshimin e madh më 25 prill 2021.

Urime Kosovë dhe faleminderit për frymëzimin e dhënë pëShqipërinë!