Jheronym Bosch i lindur në një familje piktorësh në Hertogenbosch, duhet të ketë mësuar zanatin e tij në studion e familjes. Për të dihet pak dhe njohuritë tona për punën e tij bazohen në studimin e pikturave të tij. Ai filloi një zhanër satirik dhe fantastik të pikturimit të njerëzve me figura imagjinare nga përrallat nordike që më vonë do të frymëzonin piktorë të tillë si Bruegel Plaku. Piktura në Louvre, e vetmja vepër në Francë e nënshkruar nga piktori, është një shembull madhështor i punës së tij.
            Një udhëtim i pazakontë
            Një grup prej dhjetë vetësh janë mbledhur në një varkë. Grupi kryesor përbëhet nga një frat françeskan dhe një murgeshë që luan me lahutë. Ata janë ulur përballë njëri-tjetrit. Ka hapur gojën krejtësisht sikur këndon, por në të vërtetë duket sikur po kafshon, shokët apo petullën që varet nga direku i varkës së vogël. Ky është një aludim për një zakon popullor, i cili konsiston në ngrënien e një petull të varur pa përdorur duart. Pas tyre janë ulur dy varkëtarët. Njëri prej tyre ka një lugë gjigante në vend të rremave. Në njërën anë, një grua përgatitet të godasë me enë një të ri. Ai po mban një fener që e tërheq në ujë. Në skajin tjetër, i ulur në një timon të improvizuar, një burrë i vogël i veshur si budalla pi me filxhan. Pranë tij, një tjetër po vjell. E gjithë skena dominohet nga një direk i mbuluar me një tufë lulesh në mes të së cilës dallohet një buf ose një kafkë. Sipër noton flamuri mbretëror i Francës me hënën muslimane. Një patë e pjekur është e lidhur në direk. Grupi i gëzueshëm shfaqet i butë; në sfond shtrihet një peizash i gjërë i pafund.
        Është thënë që kjo skenë e pazakontë është një interpretim i Anijes së Budallenjve, një alegori nga humanisti Sebastian Brant, botuar në Bazel në 1494. Kjo vepër u ilustrua me gdhendje në dru që tregonte një anije me budallenj që shkonin drejt Narragonia, “parajsës së budallenjve”. Disa thonë që frymëzim i piktorit ka qënë Anija e Grave të Çmendura, nga Josse Bade. Sidoqoftë, në ilustrimet e këtyre librave, budallenjtë dallohen qartë nga kostumet dhe kapelet, me veshë gomarësh. Në pikturën e Bosch ekziston vetëm një figurë e tillë, dhe ai duket sikur sqaron kuptimin e pikturës. Ka mundësi që një vepër që përshkruan njerëz duke pirë dhe delirant, të fiksuar pas ushqimit dhe pijeve, është një satirë mbi murgjit dhe një kritikë ironike e dehjes që i privon ata nga arsyeja dhe shpirti i tyre. Këtu Murgjit përfaqësohen nga figurat fetare në plan të parë. Zemërimi, si pasojë e pijes, shpjegon gjestin e gruas që godet të riun me enë. Kështu, klerikët e ngratë lejojnë që varka e Kishës të lundëroj, duke lënë pas dore shëndetin dhe mirëqenien e shpirtit. Ky aspekt, përfaqësues i kritikave të botuara gjatë Reformimit, duket se mishërohet nga njeriu në ujë që varet në anije ndërsa të gjithë të tjerët janë indiferentë.