(Fletë nga DOSJA e “Takimit të Madh të Tiranës”)

“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, me tri shtylla tematike kryesore: Histori–Identitet–Integrim, do të mbahet me 12 të dhjetorit 2023, ditë e martë, ora 11.00 deri në 13.00, në Tirana International Hotel & Conference Center, në salla “Balsha” (me 350 vende/ulëse-karrike).
Në “Takimi i Madh i Tiranës” do të marrin pjesë 350 të Ftuar Nderi (përfaqësues e personalitete/të përzgjedhur, të përcaktuar) nga të gjitha fushat e jetës (strukturat e nivelet shtetërore, diplomacia, shkenca, kultura, arti, sportet, etj); nga të gjitha moshat e brezat e mbi një shekulli kohor (nga veterani e invalidi gjakovar i Luftës së Dytë Botërore e deri tek recituesja 6-vjeçare nga Prishtina); nga shumë etni ballkanike dhe europiane (shqiptarë, boshnjakë, turqë, gjermanë, italianë, anglezë, goranë, suedezë, kroatë, ashkali, romë, egjiptianë, etj.); nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, etj), nga Gadishulli Ballkanik (Kroaci, Slloveni, Turqi, Bosnje-Hecegovinë, Lugina e Preshevës e Sanxhaku në Serbi, etj.), nga Europa kontinentale e ishullore (Italia, Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Austria, etj.), nga Amerika, Kanadaja e Australia.
Tri rradhët e para të sallës së Takimit (mbi 60 vende) do të jenë “të rezervuara” për të Ftuarit e Nderit: për Personalitete të larta Shtetërore Shqiptare (nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Lugina e Preshevës); për të gjithë Trupin Diplomatik të mirëseardhur, nderues e lartësues, në “Takimi i Madh i Tiranës”; për disa drejtues apo antarë të Delegacioneve Shqiptare e të Huaja (nga Amerika, Gjermania, Suedia, Anglia, Arbëreshëve nga Italia, etj).
Në “Takimi i Madh i Tiranës” nuk do të lejohet nga Organizatorët, që të cënohen sadopak tri shtyllat tematike kryesore: Histori-Identitet-Integrim: as nga politikat partiake, fetare, shovene, etj.; as nga tejkalime apo deformime në platformën, programin, përmbajtjen, minutazhin e planifikuar, etj..
“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, organizohet e zhvillohet nën drejtimin tërësor përmbajtësor e organizator-praktik, nga vet Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit, me 31 personalitete, përfaqësues, specialistë nga fusha dhe vende të ndyshme.
Çdo Përshendetje në “Takimi i Madh i Tiranës” nuk mundet të jetë (dhe nuk do të lejohet nga Paneli i Drejtimit dhe Moderatorët) që të zgjasin më shunë se 1 deri në 3 minuta, (sipas kohës së parapërcaktuar e mirtauar nga organizatorët e Takimit).
“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, do të ketë Panelin Drejtues të Takimit– me 7 antarë/përfaqësues; Sekretarinë e Takimit– me 5 antarë (në një tavolinë pune në të djathtë të sallës); do të ketë Moderatorët e Takimit, etj. (në një tavolinë pune në të majtë të sallës).
Në hyrjen kryesore e të vetme të sallës “Balsha” të Takimit do të jenë dy tavolina pune në funksion tërësor të Takimit si dhe disa “roje siguri” edhe për kontrollin e Ftesave, të cilat duhet të korrespondojnë me Listën e të Ftuarëve të Nderit. Hyrja në sallën e Takimit do të jetë vetëm me Ftesa të personalizuara, të cilat nuk duhet të zëvendësohen me të ftuar të tjerë, të përdoren nga të tjerët.
Në sallen e “Takimit të Madh të Tiranës” do të jenë pajisjet e përkthimit simultan (sistem 1 gjuhë anglisht + kufje) për 50 pjesmarrës të Ftuar Nderi nga Trupi Diplomatik apo Delegacione të Huaja nga shtete të ndryshme euro-atlantike. Në kabinen e brendshme të sallës “Balsha” do të jenë dy përkthyes (të liçensuar zyrtarisht) të Gjuhës Angleze, për përkthimet nga Shqip në Anglisht.
Në sallen e madhe “Balsha” të “Takimit të Madh të Tiranës” specialistët dhe teknologjia dixhitale e “Tirana International Hotel & Conference Center” janë të nivelit të lartë e funksionalitet të plotë, si: Paketa Hibride 1, Kamera Full HD PTZ + Internet LAN + Laptop, Zoom Account, TV 75’ dy copë (75 cm x 191 cm secili), të cilat mundësojnë edhe lidhja të atilla direkte që nga çdo vend i globit tokësor mundeni për të përshendetur direkt me zë e figurë (nëse planifikohet, kërkohet, miratohet) “Takimin e Madh të Tiranës”.
Në banerin kryesor ballor të sallës së “Takimit të Madh të Tiranës”, në logon e Takimit, në Ftesën e Takimit, në Vidio-Projektorët ( 2 TV me 75cmx191 cm) në ballë të sallës, ndërsa në Panelin e Drejtimit të Takimit do të jenë Flamuri Kombëtar Shqiptar, Flamuri i Republikës së Kosovës (ku, yjet në Flamur simbolizojnë gjashtë komunitetet kryesore në Kosovë: shqiptarët, serbët, turqit, boshnjakët, goranët dhe komunitetin romë ashkalinjë e egjiptianë); Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (aleatja më e madhe gjeostrategjike e Shqiptarëve në Rajonin Ballkanik, udhëheqëse e NATO-s), Flamuri i Bashkimit Europian (përfaqëson 27 shtete euroatlantike- antare të BE-së).
Ftesat zyrtare të “Takimit të Madh të Tiranës” do të jenë në tri mënyra/forma/mjete/rrugë të ndryshme. Ftesat (pothuaj të gjitha) do të jenë të shpallura/publike në faqe të “Gazeta e Alpeve” në FaceBook Meta dhe në portalin “Limit.al”. Ftesat, shumë prej tyre, do të përcillen edhe me shkresa zyrtare protokollare (në adresa e-maili apo me zarfa në “Posta Shqiptare” e “Posta e Kosovës”). Ftesat, të gjitha Ftesat e personalizuara (print/letër) për të gjithë të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Tiranës” do të dërgohen me postë shtetërore apo private ose, edhe dorazi, sipas adresave e në shtetet përkatëse.
Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Tiranës” do të sjellim me vete edhe Libra-Dhuratë për Fëmijë të shkollave 9-vjeçare në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi e në Maqedoninë e Veriut, të cilat do i nënshkruajnë me autograf dhe do t’i futin në Zarfa A4, që i kanë në ulëset e sallës “Balsha” të Takimit.
Në përfundim të “Takimit të Madh të Tiranës” (sipas traditës) do të ketë Konferencë për Shtyp nga personalitetet e larta të pranishme në sallën e Takimit; do të ketë edhe intervista me të Ftuar nga mbi 50 MASMEDIA SHQIPTARE E TË HUAJA të pranishme në “TAKIMI i MADH i TIRANËS”; do të shfaqet në video-projektor Ekspozita digjitale “KUVENDIME SHQIPTARE”- mbi Takimet/ Kuvendet tradicionale të oganizuara nga ana jonë edhe në Tiranë (2019, 2021) Prishtinë (2022) Ulqin (2023), Shkodër (2021), Plavë-Guci (2019, 2021, 2022), Gjakovë (2019, 2021), Vermosh-Malësi e Madhe (2022), Pejë (2022).
“TAKIMI i MADH i TIRANËS” është MË I MADHI NDËR TAKIMET/KUVENDET TONA të pesë viteve të fundit, si për nga niveli i lartë i organizimit, edhe për nga Platforma dhe Programi i tij, edhe për nga numri i madh i pjesmarrësve (mbi 350 të Ftuar Nderi), edhe për nga veprimtaritë bashkëshoqëruese para dhe pas këtij Takimi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.
Këshilli Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Tiranës”
____________
ADRESAR: e-mail: TakimiiMadhiPrishtinës@yahoo.comdhe tel: 00355 69 78 39 500 Gjithashtu, edhe çdo i interesuar, edhe në faqen “Gazeta e Alpeve” (në facebook) dhe në Portalin Limit.al do të gjeni publikime rreth “Takimit të Madh të Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik, i 12 Nëntorit 2023.