Të shkruash për një zonë të caktuar të Shqipërisë, për shumë njerëz ndoshta është një orvajtje e vështirë. Kjo mund të bëhet më e vështirë ose e pa mundur sidomos për ata që për shkak të lidhjeve dhe përgjegjësisë që kanë patur k ëto 8 vite me radhë nuk kanë bërë asgjë, ose së paku më shumë se cfarë duhej të bënin, kur mundësitë u janë dhënë me me okë siç thotë edhe populli . Apo pse gjatë kohës kur duhet ti shërbenin dhe ta ndihmonin këtë zonë nuk bënë aq sa mundeshin dhe as sa premtuan. Prandaj ata sot normalisht duhet ta kenë të vështirë të dalin e ti shohin në sy banoret për tu premtuar dicka. Asnjëra nga këto situata, nuk mund ti përshtatet rastit të kandidatëve për deptet të opozitës në këto zgjedhje , të cilët janë të privilegjuar dhe krenar, që ti përgjigjen thirrjes së tyre të brendshme të përgjegjësisë dhe respektit, për ti shërbyer ndryshimit të shumëpritur që mirëpret cdo banor i saj i mbërthyer tashmë prej kohësh nga një gjendje e rëndë dhe e vështirë. Po shëtitorja, lungomareja e mrekullueshme,ato rrugë të shumta , po gjithë ato investime që ka thithur Vlora gjithë këto vite, do të mund të më kundërpërgjigjej menjëherë dikush. Është këndshëm të shëtisësh nëpër këto rrugë në Vlorën tonë të bukur, edhe pse shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë sepse një shi i fort ra dhe i zhyti çuditërisht disa pjesë të qytetit në ujë, përsëri nuk mun të jesh mosvlerësues as nihilist. Problemi qëndron gjetkë.Vlora përveç “zgjimit” të bukurisë që është e natyrshme, sepse është nga gjiret më të bukra të Mesdheut dhe Jonit dhe ka nevoj që përveç fotografisë” së” fiksuar” rilindase ka nevoj edhe për investime reale që zgjerojnë punësimin,rritin sigurinë,luftojnë drogën dhe kriminalitetin,rritin vëmëndjen për kujdesin social et, et ..Të gjitha këto investime bëhen me taksat dhe detyrimet që paguajmë qytetarët shqiptarë.
            Mua më vjen mirë që në Vlorë investohet por duhet luftuar që aty të investohet gjithmonë, vetëm se cdo investim ka për pasqyrë të vet transparencën, efikasitetin dhe ndershmërië e shpenzimeve që kryhen dhe jo të futen dhe të humbasin si në në thesin e magjypit siç i thonë edhe popullorçe. Një gjë e tillë thelbësore ka munguar gjatë gjithë këtyre viteve, kur në fakt është themelore për tu treguar qytetarëve se ku shkojnë taksat e tyre, a janë administruar ato me nikoqirllëk, pa korruposion, në mënyrë që me po të njëjtat investime të bëhet sa më shumë punë. As edhe një gjë e tillë nuk e ka parë dritën e transparencës së buxhetit dhe kostove të investimeve. Është pikërisht kjo aftësi dhe vizion në trajtimin me dije shkencore dhe ekonomike të buxhetit, burimi kryesor i gjithë suksesit që mund të ketë një administrator i zoti në një fushatë investimesh. Ja, kjo është një nga arsyet themelore pse duhet ndryshim rrënjësor në mënyrën se si punohet dhe investohet për këtë qytet. Nga ana tjetër, është mirë të investohet në Vlorë, po përse vallë jo me këtë fuqi dhe entuziazëm të mos investohet po kaq shumë edhe në Sarandë,Himarë,Finiq dhe Kinispol, për ti kthyer ato turistike përgjatë gjithë vitit. Rruga përgjatë këtyre qyteteve edhe më tej ka plazhe, gjire dhe mundësi të jashtëzakonshme për të bërë mrekullira dhe me më pak investime se në Vlorë. Ose dhe në Delvinë, në atë rrugën e shkurter, ende të pa asfaltuar, që të con deri tek perla e saj, Syri i kaltër, që gjeneron aq shumë të ardhura nga vizitiorët e shumtë për gjatë gjithë vitit, por që nuk rikthehen aspak në jetën e përditshme të banorëve të saj.Është për të ardhur keq që Delvina e bukur e dikurshme me një histori të rrallë qytetërimi është lënë në fatin tragjik të tranzicionit shqiptarë pa një plan ringjalljeje, duke shfrytëzuar kapacitetet e larta që ajo ka në turizëm, blektori por sidomos në vreshtari dhe frutikulturë.
            Është edhe kjo vëmendje e proporcionuar, me sy zhvillimi të llojit të big picture ajo që mund të përbëjë një tjetër burim të rëndësishëm ndryshimi për gjithë këtë zonë. Por ajo që është kryesorja, ajo që dhemb e që do patjetër një rregullim urgjent, është ajo cfarë duhet bërë për tiu përgjigjur pyetjes së shumicës së qytetarëve: Të gjitha këto investime, si munden vallë të ndikojnë në ekonominë tonë shtëpijake? Ky është problemi i madh që nuk ka zgjidhur kjo qeverisje. Shumica e familjeve ende lëngojnë nga pasojat e varfërisë së përhershme, shumica e cifteve të reja skanë mundësi shkollimi dhe banimi, shumica e bizneseve, të cdo lloji qofshin, te mesëm apo të vetë-punësuar nuk ndjejnë asnjë lloj ndihme dhe mbështetje. Rilindja e ekonomisë shtëpijake nëpërmjet shumë propozimeve dhe paketave stimuluese për taksën e sheshtë dhe uljen e shumë llojeve të tjera të taksave që jep programi ekonomik i Partisë Demokratike, është pikënisja e atij ndryshimi të madh që pret kjo zonë, pasi të gjitha këto iniciativa mund të madhohen dhe zhvillohen bazuar në potencialet e mëdha që Vlora dhe Saranda kanë si qytete me vijë bregdetare. Elasticiteti i taksave dhe paketa e incentivave ekonomikë është një udhë e madhe ku mund të lindin e të konkretëzohen projekte të shumëllojshme për të rritur pikërisht ekonominë shtëpijake të këtyre banorëve. Është një rrugë e pashkelur deri më sot ndaj hap perspektiva të qarta zhvillimi. Së fundi, një tjetër mundësi ndryshimi mund të hapet duke e përshtatur këtë paketë taksash dhe mbështetjesh me burimet specifike të zonës. P.sh. në Delvinë ushtrojnë aktivitetin e tyre dy industri shumë të rëndësishme si Banker dhe Hidrocentrali i Bistricës. Janë që të dy tatim dhe taksë pagues të mëdhenj, prej shumë vitesh, por pak duket të jetë ndikimi i të ardhurave që ata derdhin në arkën e shtetit, për banorët e thjeshtë e të varfër përreth. Po njëlloj, e papranishme është ndihma dhe investimi i tyre për ambjentin dhe bukurinë e saj natyrore. Rilindja urbane e qyteteve apo ajo e 100 fshatrave e ideuar nga “gjeniu” rilinda gati sa nuk e ka prekur këtë zonë me bukuri natyrore perla dhe me trashëgimi qytatare gati muzeale si Piqerrasi , Lukova,Vunoi dhe Dhërmiu. Janë pikërisht këto rrethana të veçanta të zonës që shumë mirë mund të përdoren për të sjellë më shumë zhvillim të drejtpërdrejtë për ekonominë dhe turizmin e saj.
        Bëhet e qartë kësisoj se Vlora, Saranda dhe Delvina kanë nevojë për një Rilindje të madhe, të vërtetë, jo rilindje fake si deri tani.