Greqia nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në këshillin e europës, kur këshilli i ministrave të japë vendimin përfundimtar në maj. Ministri i jashtëm grek, duke folur për mediat në athinë, ka deklaruar  se qeveria mbetet parimore në politikën e saj të jashtme.

“Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera nuk do të mbështesë kërkesën e Kosovës për arsye politike”- ka thënë kryediplomati grek.

Qëndrimi i Athinës zyrtare mbetet i pandryshuar pavarësisht se raporti që sugjeronte se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë anëtare, u hartua nga diplomatja greke Dora Bakoyanis.