Nga Neki LULAJ

 

Rrofsh sa rrezja o Bacë Haziri Laha!

Bash sa kreshta me rrasa guri!

Zëri yt përplaset lugjeve të ashpra

N´gur t’Sokolit për ty valon flamuri.

 

Rrofsh sa stralli, o krushk Nëntori!

Në sofrën atdhetare te Vlorës legjendare.

Ty kurrë historia thinjën s’ta nxorri

Pipat shaljanë nxjerrin lulëkuqe pranverake.

 

Në faqet e lavdisë shtjerrkan shkronjëarta

E n`Sheshin e Vlorës shndrrit krah Boletinit

Bacë, për ty po tjerrim kujtimet e largëta.

Nga ajo botë nga ti e marrim kungimin

 

Pusho mes klekave të Bellës si zjarri në prushnajë

Ti Hazir Laha, o krushku që nderove Dardaninë

Ne raftin e mendjes shaljanët të mbajnë.

N`prehërin e gurit të Sokolit jeton përjetësinë

 

Belle 2021 Neki Lul@j Dardani

 

Rrenoja te Kulles Ne Bellen e Mesme (Foto)