Turqia ka nisur me lehtësimin e masave kufizuese kundër COVID.

Presidenti Erdogan deklaroi se ndalimet në fundjavë, masë e cila ishte në fuqi që nga dhjetori, do të hiqen në ato provinca që paraqesin rrezik të ulët dhe të mesëm.

Nga ana tjetër, në provincat e klasifikuara si me rrezik të lartë, kufizimet të dielën do të vijojnë. Këtë deklaratë, lideri turk e bëri pas një takimi të Kabinetit në kompleksin presidencial.

Erdogan gjithashtu tha se të gjitha institucionet e arsimit parashkollor në të gjithë Turqinë, si dhe shkollat fillore dhe klasat 8 dhe 12, do të rinisin mësimet.

“Sa më shumë njerëz të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusi, aq më shpejt jeta në provincat e tyre do të kthehen në normalitet”, tha Erdogan.