NJË DEPËRTIM FILOZOFIK NË  NDËRTIMIN E JETËS  SONË FAMILJARE

 

( OSE TRAGJIZMAT QË TRONDITIN NJERIUN GJATË JETËS)

Brunillda Zllami, një emër i njohur mirë në prozën tonë kombëtare, autore e disa  romaneve voluminoze ,është një begati e veçantë letrare e cila me talentin e saj të rrallë, ka zënë vend të merituar tek lexuesit e te gjitha shtresave shqipfolëse.

Me fantazinë e shkathtësitë e saja, ka gjetur e trajtuar tema të ndryshme nga meset tona ,nga trevat e vendit nëpër kohë, duke lëvruar në imtësi  elemente nga traditat me   problematika të ndryshme që populli ynë është përballur dhe vazhdon të përballet, si i hipnotizuar nga dukuri të ndryshme negative. Brunillda Zllami, me talentin e saj, jo vetëm se trajton tema thukëtate aspekteve sociale, si dogmë e trashëguar, si degradim i politikave vendore, por ajo prekë në esencë edhe themelet e shtetndërtimit me bazament të korrupsionit e  matrapazllëqeve të tjera në shoqërinë tonë të re, si në romanin ,”E premte pasdite”.

Për t’u mar me gjerësisht me veprat eshkrimtares BrunilldaZllami, mendoj se duhet të lexohet e të analizohet i gjithë opusi krijues i kësaj prozatoreje. Pastaj, mendoj se për këtë qëllim, padyshim duhet të ndajnë kohë pendaakademike për ta veçuar e skalitur më mirë e adekuat, si një begati në letërsinë tonë ,pra, për t’ia dhënë meritën kësaj shkrimtareje nga Malësia e Gjakovës.

Romani të cilin e lexova këto ditë të shkurtra enet të gjata dimri ”Fluturimi i Fundit”,më bëri të jem krenarë me tropojanën tonë,e cila me filozofinë e saj dhe shkathtësinë personale, te futë labirinthave të jetës, jetës së përditshmërisë sonë ,duke trajtuar tema të ndryshme që mbizotërojnë mentalitetin tonë edhe pas kaq vitetranzicionesh nga të dy shtete motra shqiptare.

Romani “Fluturimi i fundit” i autores Brunillda Zllami

është një vepër që zgjon kureshtjen e lexuesitme  përmbajtjen e gjithanshme  jetësore, ku njeriu përjeton lumturinë, tmerrin, vuajtjen, prate lidh ngushtë me ngjarjen qe zhvillohet brenda faqevelibër, ku në secilën faqe që shpalos,dëgjohen hapat e një jete, rrugëtimeve me shumë kthesa të papritura, dëgjohet zëri i dhimbshëm i protagonistëve të ngjarjeve jetësore.

Rrekja me këto lloje temash, nxjerrë nga meset tona, me kujdes të veçantë, duke përjetuar emocionalisht  dashurinë, vuajtjen, sakrificën ,durimin, bamirësinë, duke nderuar edhe traditën,shkrimtaren tani me emër të dëshmuar, z. Brunillda Zllami, e bëjnë të madhe, si rrëfimtare e jetës në gjitha aspektet e filozofisë njerëzore.

Kur një autor futet në thellësinë e problematikës njerëzore dhe bëhet pjesë e pandarë psikologjike e fizike e protagonistëve në vepër, dhe nxjerr atë madhështi që ekziston me të gjitha nuancatjetësore, dhe përhap mesazhin në masëlexuesish, atëherë padyshim se ajo vepër, me autorin, jetojnë gjatë në mbamëndje te dashamirëve të artit letrar.

Romani “Fluturimi i fundit” i autores Brunillda Zllami , nuk përfshin numër të madh të  protagonistëve, ku do ngatërroheshin  veprimet e tyre dhe të fitonim paqartësi në momente, të cilat lexuesi i ndjek me shumë vëmendje, duke u bërë tërësisht pjesë e librit. Në rastin konkret, si rol kyç në vepër lexojmë Hanën, Niken (Nikua), Edin ,Gresen, Markun, Sanjan ,Aldi-Alba,Eman ,përmes të cilëve sillet  e gjithë ngjarja bosht,si dielli rreth tokës,me katër stinët të mbushura me dashuri të zjarrtë, sakrifica dhe vuajtje të pasosura deri në tragjizëm e dramacitet, ku për epilog ka vdekjen e Hanës,larg atdheut, nga një sëmundje e pashërueshme,te cilën nuk e përkëdhel as në momentet e fundit, dorë e askujt….

Një përfundim tragjik i jetës, si rasti i Hanës, nxit lexuesin koshient të gjurmo, te kërkojë arsyet  e një drame të tillë .Ky rrugëtim jetësorfillon qe nga mosha e saj adoleshente, e cila bëhet pre e Nikuas, që nga momenti kur ky ia shpëton jetën nga valët e detit.

Që atë moment Hana mbetët e” varurngashpëtimtari, pa dëshirën e saj. Ajo kishte të dashur Edin. Tek Edi i pushonte shpirti dhe ndjenja plot vrull rinor. Në fakt,Nika e Edi, ishin shokë të ngushtë që nga fëmijëria e hershme, ndërsa fati i Hanës u gjend mes tyre befas, si një virus shkatërrimtar të jetës dhe marrëdhënieve nder njerëzore e familjare, mes Nikos dhe Edit. Kulminacioni i acarimit arrihet kur Edi e kupton dashurinë e Nikos me Hahenanise Niko ishte i martuar dhe priste babësinë.

Niko për arsye te epsheve të shfrenuara  dhe dashurisë se çmendur, nuk heq dorë përkundër vërejtjeve të mikut, Edit. Ndërkaq Edi, më pastaj e bindë Hanen të heqë dorë nga dashuriae rrejshme e një të pasuri dhe të rikthehet te dashuria e vërtetë, pranë Edit ,i shkrumbuar pasbukurisë saj.

Jeta e koklavitur vetëm sa mbështillet në lëmshin e jetës familjare mes dy familjeve,mes dy shokëve të cilët njëri tjetrin e kanë quajtur vëlla, gjersa nuk ishte futur në mes bukuri e Hanës, ”virus” dashurie.

Pas një kohe te gjatë jete me Nikon, Hana rikthehet te Edi ,anise edhe ky tani,ishte bërë bashkëshort,kishte lidhur fatin me Gresën.

Krijimi i kësaj rrëmuje familjare, njërën dhe tjetrën familje, i kishte futur në “hijen e një torture të heshtur”, pa ditur deri në fund pasojat e këtyre veprimeve anakronike, të cilat do i pësojnë vet autorët e një jete të shfrenuar e të pakonsoliduar në përformancën e etikes personale me njerëzoren.

Për këto veprime, krijohen rrëmujat ,duke tronditur jetën deri në themel,deri në vdekje. Sepse, pas ndarjes së Hanës nga  dy të “dashurit” ( Nikes e Edit), gjendja shëndetësor i keqësohet deri në shkallëzim kancereogjen ,e cila ikën në Suedi, ku edhe atje vdes, pa pasurpranë vetës asnjë dorë përkëdhelëse në momentin e fundit te jetës.

Vajza të cilën e lind Hana, pas ndarjes me Nikuan e Edin, e rrit bashkëshortja e Edit,  Elda.Vajza  pagëzohet Ana. Kjo krijesë mbetet vuajtja më e madhe shpirtërore e Hanës, sepse kishte pritur gjatë e vuajtur shumë, për të qenë nënë ,por këtë amësi nuk e gëzon  shkaku isëmundjes që ia mori jetën. Vdes pa e parë askush nga rrethi familjar.

Falë aftësisë dhe imagjinatës së fortë të autores së kësaj vepre ,z. Brunillda Zllami, e cila me përvojën e fituar si prozatore me renome,artistikja letrare si kulminacion i kësaj vepre arrihet me letrën e Hanës,lënë si amanet  bijës sësaj,Anës,duke shpërthyer me një fuqi të skajshme dhimbje, që nuk pati fat të gëzojë jetën si nënë e vonshme. Ajo i len shumë këshilla të bijës,duke ia rrëfyer fatin tragjik të jetës së vet,duke i lënë këshilla për kujdesje që të jenë vigjilente dhe kurrë mos të pëso çarje zemre nga hidhërimet që sjellin rrugët monopate.

“Dua të më mendosh si një puhi që të përkëdhel kur je e mërzitur, si një energji që të rrethon kur je  vetëm,si n rreze që të ngroh kur ke ftoftë….”

Ngritja e ngjarjes deri në cepat e tragjedisë jetësore,nuk është parë vetëm te rrëfimet në këtë roman .Ky fenomen  është pjesë edhe letërsisë botërore, e atyre që janë fitues të çmimit Nobel. Prandaj ,edhe krijuesja, motra jonë, bija tropojanë, Brunillda Zllami, posedon të gjitha aftësitë e një krijueseje me reputacion, jo vetëm kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Çfarë na ofron në fakt përmbajtja e kësaj vepre me një plotëni shembujsh e faktesh që janë prezentë në shoqërinë tonë?!

Nga leximi i romanin “Fluturimi i fundit”,nxjerrim mesazhin (porosinë) se jeta familjare, ka kodin e saj etik, të përsosur në jetën përbashkët të krijimit të familjes, trashëgimisë, fisnikërisë ,traditës e bujarisë ,parime  këto që personifikojnë  lumturinë familjare.Veprimet e kundërta, skandalizojnë jo vetëm një familje,por një rreth të  gjerë, një shoqëri njerëzore.

Për fund të këtij shkrimi, mund të them lirisht se prozatorja jonë e respektuar ,Brunillda Zllami ,me romanin më të ri “Fluturimi i fundit” , i ka dhuruar lexuesit tonë ndjeshmërinë e një “kujdestarie” në rrethana të kohës së këtij “civilizimi”, shkallëve të të cilit nuk po ecim,por po vrapojmë më shpejt se koha.  Me apo pa logjikë, nuk po mund ta them!…

Gjakovë,28 janar,2021