Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të mbahen këtë verë pas shtyrjes që u bë një vit më parë për shkak të pandemisë që mbërtheu globin.

Kështu janë shprehur organizatorët të cilët kanë pranuar që kanë nisur përgatitjet pavarësisht shpalljes së gjendjes së emergjencës në kryeqytetin japonez.

“Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka besim të plotë në autoritetet japoneze dhe në masat që ata po marrin. Së bashku me partnerët japonez do vazhdojmë të jemi të përqëndruar dhe të përkushtuar në zhvillimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike këtë verë”.

Lojërat janë parashikuar të mbahen nga data 23 korrik deri më 8 gusht pavarësisht se një sondazh i fundit i publikuar nga media japoneze NHK tregoi që publiku japonez është kundër mbajtjes së lojërave këtë verë.