Nga Agron Shabani

Pas një ditë të gjatë dhe të lodhshme pune, në Berlinin e famshëm dhe brauroz, prap vjen mbrëmja, nata…Në ndërtesat, pallatet ose reizdencat e ndryshme shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike të kryeqytetit ose metropolës së shtetit me të fuqishëm të Evropës, sërish ndizen dritat…Poçet, shandanët ose llambadaret e praruara dhe shkëlqyera prej neoni, kristali ose porcelani të cilat nuk i ndriçojnë vetëm godinat, pallatet ose rezidencat e larta shtetrore, qeveritare, parlamentare, politike ose diplomatike, por edhe rrugët, sheshet, bulevardet, stacionet, metrotë, shtëpitë, gradaqelat ose banesat e panumërta, libraritë, biblotekat, teatrot, amfiteatrot, galeritë, salonet, hotelet, cafe-restaurantet e shumëta, dhomat e gjumit…Krejt qytetin. Edhe atëherë kur Berlini i njohur dhe glamoroz, ndodhët në festë, apo kridhet e ç´kridhet në gjumin e njohur mondan dhe metropolitan.
Si i huaj në Berlin, shpeshherë ke vënë re se kur ndizen dritat në kryeqytetin gjerman, ndizet diçka edhe brenda teje, brenda nesh. Marrin udhë ëndërrat dhe dëshirat e njohura kontinentale dhe interkontinentale. E kam fjalën mbi ëndërrat e ndryshme globale ose universale, të cilat ndjekin dritën dhe shkëlqimin e kryeqytetit gjerman, i cili sikur bën përpjekje kolosale dhe titanike për t´i ndriçuar, floruar dhe eksploruar akoma më shumë ëndërrat tona kontinentale dhe interkontinentale.
Është udha e mendjes dhe shpirtit të njohur krijues, inovator dhe patriotik të shtetit dhe popullit (kombit) të madh gjerman, ajo që u bën dritë ëndërrave, shpresave dhe deshirave tona globale ose universale. Nuk ka dritë më të madhe dhe më të shkëlqyer, se sa drita e shpirtit, e mendjes ose diturisë. Aty është edhe Kancelarja e Gjermanisë dhe gruaja më e fuqishme e globit, Dr. Angela Merkel, e cila si shkenctare ose doktorante e shkencave fizike: Në kursin dhe filozofinë e saj politike dhe diplomatike, përballë ligjëve të njohura të statikës, në menyrë të shkëlqyer dhe tepër suplementare e kompetente, i njeh dhe zabton edhe rregullat dhe ligjet e njohura të dinamikës e nganjëherë edhe të termodinamikës.

Sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike: Në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Dhe, Dr. Angela Merkel -është ylli polar i kontinentit dhe globit tonë. Në Berlin..netët kanë yje.

Janë shkëlqimi ose brilanca e njohur intelektuale dhe politike së bashku me vizionet e njohura globale ose universale të Kancelares Gjermane, Dr. Merkel, ato që i kanë bërë Gjermaninë së bashku me kontinentin dhe globin tonë, më të bukur, më të dashur dhe më të afërm për të gjithë. Sigurisht se po.

Së kendejmi, është populli (kombi) ai që i jep emrin, identitetin, ekskluzivitetin, individualitetin, integritetin, sovranitetin, ngjyrat, simbolet, flamurin dhe kuptimin e përgjithshëm një shteti.

Ndërkaq, janë shkenctarët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore dhe politike, ata ose ato që i ngrisin, projektojnë dhe krijojnë mendimin politikë së bashku me edukatën, kulturën, emancipimin, moralin, disiplinën, kauzalitetin ose vetëdijen e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, historike, luftarake (ushtarake), shkencore, kulturore, ekonomike, industriale, teknologjike etj.
Nëse zhduken, injorohen, shpërfillen ose anashkalohen shkenctarët, pedagogët, akademikët, politikanët, diplomatët, intelektualet ose profesionistët e specializuar dhe kompetent së bashku me diplomatët e karierës dhe profesionit: Zhdukën edhe ndjekësit dhe pasuesit e tyre. Populli (kombi) dhe shteti vdesin ose ndodhën para infraktit. Arsimi, shkenca, edukata dhe kultura, gjithashtu.

Ndaj, “të zgjohemi dhe të mësojme nga ata që i bënjnë jetën dhe botën tonë më të dashura dhe mè të bukura.”, do thoshte dikur Niçeja.
 Në Gjermani njihen, çmohen dhe respektohen shumë vlerat dhe parimet e njohura shkencore, intelektuale, morale, profesionale dhe patriotike të personit ose individit si çështje ose aspekte të rëndësishme ose relevante të shtetit dhe pushtetit që shkrihen dhe bëhën bashkë në një trup dhe projekt të vetëm shtetror dhe nacional.
ASh