Juventusi pësoi humbjen e parë në këtë sezon të Serisë A. Ne Torino bardhezinjtë pësuan 3 gola nga Fiorentina.

Skuadra mike shënoi që në minutën e 3-të. Goditje të rëndë Juve pësoi nga largimi me të kuq i Cuadrados në minutën e 18-të.

Skuadra e Pirlos u mundua të paktën të barazonte por në pjesën e dytë pësoi edhe dy gola të tjerë.

Kjo humbje e Juventus i shërben Milanit dhe Interit që kanë mundësi të shkëputen në krye të tabelës së renditjes.