Në këtë kohë krize klubet e futbollit janë përpjekur të ulin shpenzimet, por për disa kjo me sa duket kalon në plan të dytë.

Në merkato një pjesë e tyre kanë shpenzuar, madje Chelsea për t’u përforcuar vuri në dispozicion më shumë thuajse 250 milionë Euro sipas një renditje të publikuar nga gazeta “AS”. Një shifër e lartë, pasi po të shikojmë vendin e dytë në këtë renditje diferenca është rreth 90 milionë euro.

Aty gjendet Manchester City. Këtë podium e plotëson Barcelona me 124 milionë Euro. Real Madrid nuk figuron në 10 klubet që kanë shpenzuar ku ndodhen nga kampionati anglez, spanjoll, italian dhe portugez.

Leeds i kthyer në Premier League pas shumë vitesh ka shpenzuar më shumë 105 milionë për të afruar lojtarë.