Që nga orët e para të demokracisë, pas viteve të 90-ta, nëLuginë të Preshevës, dy subjektet politike shqiptare u përcaktuan për rrugën institucionale të zgjidhjes së problemeve, në Serbi.

Politikën e integrimit dhe participimit të shqiptarëve tëLuginës së Preshevës, e preferonte edhe Koordinatori i subjekteve të atëhershme politike shqiptare në ish Jugosllavi, dr. Ibrahim Rugova, i cili që atëherë kërkonte një kujdes veprimi për këtë rajon të banuar me shumicë shqiptare.

Ky kurs politik i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, vazhdoi edhe pas Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, pastaj edhe pas Marrëveshjes së Konçulit 2001, për tëvazhduar edhe pas vitit 2002, kur për herë të parë shqiptarët e morën pushtetin lokal në Bujanoc.

Gjatë kësaj periudhe 20 vjeçare, spektri politik shqiptar ka marrë pjesë në të gjitha proceset zgjedhore, të të gjitha nivele, përpos atyre presidenciale në Serbi. Nga ato procese ata siguruan pushtet lokal në Preshevë, Bujanoc dhe një gjysmëpushteti në Medvegjë, duke filluar realizimin e disa projekteve multietnike në pushtetin lokal, polici dhe informim. Këto projekte të mbështetura nga OSBE-ja, ngelën në gjysmë tërrugës pa u realizuar as në ditët e sotme. Po ashtu edhe restaurimi i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës, njëminiqeveri e Beogradit në jug të Serbisë, nuk u reformuar, duke lënë shqiptarët të përçarë dhe të paintegruar proporcionalisht nëorganet lokale dhe ato republikane.

Ku qëndron problemi?

Problemet e mosintegrimit të shqiptarëve në Serbi, i kanërrënjët te  ndasitë politike dhe krijimi i partive të shumta, të cilat në vend se të angazhoheshin për realizimin e aspiratave qytetare e kombëtare, ata më shumë merreshin me vetveten, duke bërëgara pa kompromis se kush po fiton pushtet në një shtet, i cili idiskriminonte ata sistematikisht.

Në këtë periudhë disa dekadash politika e ndasive partiake hoqi dorë nga Trupi Koordinues, për ta formuar Këshillin Kombëtar Shqiptar, po ashtu mbi baza partiake, duke lënë anash shoqërinë civile dhe personalitete tjera me emër nga fusha e kulturës, arsimit dhe informimit.

Politika provinciale e inateve dhe përçarjeve shqiptare, tani më shtrihej në nivelin e tri pushteteve: lokale, qeveritare dhe nacionale, duke u angazhuar, të njëjtit njerëz nga partitë qëformonin koalicionet për të qeverisur dhe angazhuar militantët e subjekteve politike. Në këtë drejtim nuk mbetej mangët edhe përçarja e OVL-së, duke u shpërndarë ish komandantët dhe ish ushtarakët nëpër parti politike për të ndikuar edhe më shumë nëmosunifikimin e spektrit politik shqiptar. Kjo përgjegjësi më sëshumti bie në subjektet e vjetra, të cilat u ndanë në shumë krahëpër shkak politikës së tyre të ngurtë lokaliste dhe jo pragmatike.

Këto vitet e fundit, gjendja politike në Luginë të Preshevës bëhet më e rëndë për shkak migrimit të qytetarëve dhe fshirjes nga listat e gjendjes civile dhe pasivizimit të vendbanimeve tëshqiptarëve nga Beogradi.

(Mos)Integrimi…

Në zgjedhjet e fundit në Serbi, spektri politik shqiptar arriti ta siguroj shumicën në Preshevë e Bujanoc, por pësoi humbje tëthellë në Medvegjë, ku pak shqiptarë mbeten në opozitë. Për dallim nga zgjedhjet lokale në ato parlamentare arritën një fitore të paparë, duke siguruar tre mandate deputetësh.

Në vend se subjektet shqiptare fituese të këtij niveli zgjedhor të angazhohen për integrimin e shqiptarëve në organet republikane, ata për dallim nga mandatet e kaluara dalin nëopozitë, kur deri dje kanë votuar edhe buxhetin dhe kanëmbështetur të njëjtin president Vuçiqin.

Me këto veprime, subjektet politike shqiptare, në Luginë tëPreshevës, ndonëse sipërfaqësisht kanë arritur një unitet me ndihmën e Shqipërisë, ata nga brenda asnjëherë nuk kanë qenëmë të përçarë e më të inatosur.

Beogradi, duke parë se subjektet politike shqiptare nuk kanë një platformë dhe strategji të përbashkët veprimi edhe mëshumë i çorienton dhe defaktorizon ata, më shumë se sa nëperiudhën e konflikteve të armatosura në Luginë të Preshevës.

Parcializimi e grupizimi i spektrit politik shqiptar, ka bërëqë buxhetet komunale të zvogëlohen nga Qeveria dhe Trupi Koordinues, në këtë drejtim edhe nga donacionet ndërkombëtare, duke i kthyer këto komuna në bashkësi lokale, nga primati që kishin dikur si ambiente të volitshme për investime kapitale.

Në të njëjtën gjendja ka rënë edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, të cilit këtij viti përsëri i është zvogëluar buxheti nga shteti, duke e lënë në atë gjendje, që ai më shumë të merret me pagat e punëtorëve se sa me realizmin e projekteve kombëtare, në ato fusha që ka kompetenca të veproj.

I gjithë ky diskriminim buxhetor shtetëror vjen pas disa ndihmave simbolike, që erdhën këto vitet e fundit nga Shqipëria e Kosova, nga të cilat politikanët shqiptarë të Luginës, të dhënëpas këtyre donacioneve, u grindën për vezët, duke lënë pulën tëikë, apo për një konservë e lënë bikun.

E kohëve të fundit, duke parë se e tepruan me politikën lokaliste, dëshirojnë të ndjekin rrugën e serbëve të Kosovës, t’ibojkotojnë institucionet shtetërore, por jo edhe ato lokale, nga tëcilat Beogradi, po përfiton edhe më shumë, duke sjell në pushtet edhe një shtresë të shoqërisë shqiptare, për të theluar edhe mëshumë përçarjet në stilin posteni albanci (shqiptarët e ndershëm).

Boshnjakëzimi i Luginës

Një pjesë e deputetëve të Sanxhakut dhe Luginës sëPreshevës formuan koalicionin “Lugina e Bashkuar dhe SDA Sanxhak” në krye me Shaip Kamberin dhe SulejmanUglanin, për të mbetur opozitë në Parlamentin e Serbisë.

Politika e Sanxhakut ndaj Luginës së Preshevës nuk është e sodit, ajo vërehet edhe më herët duke ndarë organizimin fetar nëdy-tre krahë me mexhlize, për qëllime të caktuara.

Për dallim nga politika preshevare, saxhaklinjtë prej vitesh kanë vepruar në dy binarë, në një anë duke forcuar radikalizmin përmes Sulejman Uglaninit e në anët tjetër duke ndërtuar politikën reformiste përmes Rasim Lajiqit, i cili ka gëzuar disaposte të lartë shtetërore, që nga kryetari i Trupit Koordinues, nënkryetari i qeverisë e deri te ministri i Tregtisë dhe Turizmit në Serbi.

Sanxhaku, gjithashtu, dallon nga Lugina e Preshevës, jo vetëm për nga gjuha, por ata plotësisht janë të integruar dhe e pranojnë shtetin serb, kryejnë shërbimin ushtarak të Serbisë, duke u pajisur edhe me grada ushtarake, pastaj nëpër zyrat institucionale vendoset flamuri serb, nuk kanë zhvilluar luftë e kështu me radhë, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës, veprojnë të kundërtën.

Sanxhaku me këtë lloj politike dybinarëshe ka rritur shumë nëkrahasim me Luginën e Preshevës, e cila lëre që u varfërua skajshmërisht, po tani po mbetet edhe pa banorë, duke u zbrazur në heshtje.

Involvimi i boshnjakëve në Luginë të Preshevës përmes Zokurliqit përmes vijës shtetërore serbe dhe Uglaninit të asaj radikale edhe më shumë kanë me fut Luginën e Preshevës, nëqorrsokak, duke e kthyer në një provincë pa pushtet dhe pa dinjitet.

Lugina e Preshevës, ka një potencial njerëzor dhe natyror, për të qenë faktor në vendin ku jeton dhe vepron, e nuk duhet tëbehet paterica e ndonjë pakice tjetër në Serbi, për të mos delvalvuar të kaluarën e saj të lavdishme referendumiane, procesit luftarake, paqësore e stabilizuese, të cilat vlera pakicat tjera nuk i kishin, duke llogaritur edhe ato boshnjake.