Shqipëria fitoi 3-1 takimin me Kazakistanin në Tiranë, duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e parë në Ligën e Kombeve.

Cikalleshi kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 16’. Ismajli realizoi sërish për kuqezinjtë, por kundërshtarët na befasuan me rinisjen e topit nga mesi i fushës.

Abiken dhuroi spektakël duke dërguar direkt topin në rrjetë, pasi pa që Berisha ishte jashtë zonës së vogël. Manaj siguroi fitoren duke realizuar në minutën e 62’ me 11-metërsh.

Shqipërisë i duhet fitore me Bjellorusinë në ndeshjen e fundit për ta mbyllur në krye të grupit, pasi kjo përfaqësuese mundi me rezultatin 2-0 Lituaninë dhe ka 2 pikë më shumë.