Uashingtoni dhe Taipei kanë njoftuar se do të zhvillonin bisedime ekonomike këtë muaj, të cilat qeveria e Tajvanit i ka përshkruar si një “moment historik” në marrëdhëniet midis dy vendeve. Menjëherë pas, Kina i bëri thirrje SHBA që të ndaloj forcimin e marrëdhënieve me Tajvanin.

Taivani është një qeveri demokratike, megjithatë Kina e konsideron si territor të saj pa asnjë të drejtë. Duke parë interesin dhe mbështetjen e SHBA për ishullin, përfshirë shitjet e armëve të reja mes vendeve dhe vizitat në Taipei nga zyrtarët më të moshuar të SHBA, Kina është alarmuar për lidhjet zyrtare që mund të krijohen mes dy vendeve.

Agjencia Reuters njofton se duke folur në një konferencë të përditshme për mediat në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin është shprehur se ata kundërshtojnë çdo shkëmbim zyrtar midis Uashingtonit dhe Taipei.

“Kina u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të ndalojnë çdo lloj shkëmbimi zyrtar ose kontakti me Tajvanin”, është shprehur Wenbin.

Ndërkohë që, Ministria e Jashtme e Tajvanit ka përshëndetur bisedimet, duke thënë se:

“Ky dialog është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike Tajvan-SHBA. Kjo tregon se Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bashkëpunim më të ngushtë dhe më të gjerë nën partneritetin e tyre strategjik ekonomik global.”

Nënsekretari i SHBA, Keith Krach, është zyrtari më i lartë i vendit që ka vizituar Tajvanin në katër dekada, pasi ishte emëruar në krye të një dialogu të ri ekonomik dypalësh me ishullin.

Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump është një figurë popullore në Tajvan për shkak të mbështetjes së administratës së tij për ishullin, qeveria e Taipei do të sigurohet që edhe Presidenti i ri i zgjedhur Joe Biden do të vazhdojë po atë mbështetje.

“Mund të ketë ndryshime në qeverinë dhe personelin e SHBA, por ne jemi të sigurt në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona “ është deklaruar dje, Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen.