Intervistë me skulptorin Isa Baliaj, Mjeshtër i Madh, autori shtatores së Ali Ibër Nezaj, që do të vendoset me 14 Nëntor 2020 edhe në vendlindjen e tij, në Tropojë, dhënë gazetarit Ramiz Lushaj

-Si u njohët me figurën e patriotit Ali Ibër Neza, për tërealizuar shtatoren e tij në bronx?

Po, kjo është një ndër veprat dashura krijimtarisë time. Arsyet janë disa. Figura e këtij strategu dhe atdhetari është frymëzuese, si nga veprimtaria e tij, ashtu dhe nga paraqitja fizike.

Rëndësi madhe ka fakti se unë, shumë herët, si fëmijë dëgjoja odat e burrave këngë dhe histori ndryshme.

Unë mendjen time e kisha ndërtuar këtë figurë, dhe erdhi dita ta realizoj.

Ju e dini vitin 1978 iu dha titulli “Hero i Popullit”, Sulejman Vokshit, Abdyl Frashërit dhe Mic Sokolit, por  u përjashtua nga ky titull Ali Ibër Nezaj për arsye se ishte arratisë një pasardhës i tij. Pra, si i thoshin atëherit, kjo ja prishi biografinë! Sa e pakuptimtë! Unë vërtetë e ndjeva fyerjen që iu këtij burri të shquar. gjitha këngët ishin bashkë dhe indanë Kujtojmë këngën: Mic Sokoli po pisket /Ali Ibres po ithërret /etj etj.

Por, ja, vjen dita e vlerësimit. E vendosi shtatoren e tij qyteti i Gjakovës vitin 2012 dhe tani po e vendosë edhe Malësia e Gjakovës qytetin tonë me kontributin e Familjes Nezaj. Kjo bën krenar, jo veç mua si autor, por dhe familjen e krahinën e tij, Kombin tonë, i jep vlerë qytetit tonë vazhdimisht po ndryshon pamjen e vet për mirë.

– Si ju çuan këto njohje të hershme tek frymëzimi pëveprën tuaj skulpturale!

Pavarësisht nga njohuritë që po them se i mora nga populli, unë jam angazhuar edhe kohë plotë edhe ngritjen e Muzeut Historik Rrethit, renditej muzetë mirë të kombit. Atë e ngritëm duke ndejtur netë pa gjumë dhe vërtet doli i shkëlqyer si aranxhim dhe për vlerat artistike e historike. Ai qe dhe si një shkollë për ne. Historianët e nderuar Elez Qerimi, Dodë Progni e Sherif Basha gërmuan arkivat, realizimin e periudhave e bënë piktorët Hajdar Danjolli, Nazmi Hoxha e Adullah Gjongeci. Unë ndiqja punimet gur e dru dherealizova fasadën e Muzeut bronx. Dola pak nga pyetja juajpor për figurën e Ali Ibër Nezës aty u fol shumë dhe vërtetë kishte çka flitej

Rreth vitit 1980 unë duke pa bosh një shatërvan mes dy Komiteteve të atëhershme, siç thirreshen atëherë, bana një bocet me një shqiponjë (shpend) me krahë hapur dhe dy buste Ali Ibres e të Mic Sokolit, që për mendimin tim ishte dhe një simbolikë e bukur e dy fiseve gjithmonë kanë qënë lidhura me njëri-tjetrin.

Unë kam njohur dhe kam patur miqësi të mirë me shkrimtarin Sulejman Krasniqi dhe kur po shkruante romanin Mic Sokoli shkoi arkivat austriake. U habita,- tha ai,- sa shumë herë më dilte emri i Ali Ibrës e nganjëherë dhe përshkrimi fizik i tij, si veshja elegante tirq, mitan e jelek e një burrë i paraqitshëm, i zgjuar si një diplomat.

Për veprën tuaj për Ali Ibër Nezaj a kishit për bazë ndonjë foto apo krijim të maparshëm?

Foto të patriotit Ali Ibër Nezaj nuk kishte, ashtu sikurse as bashkëluftëtarët e tij, por kur u ngrit Muzeu Historik i Rrethit të Tropojës, u krijua një portret sipas përshkrimeve dhe e realizoi një vizatim Abdullah Cangonji, një piktor kishte eksperiencë  realizime tilla.

Kur e realizova shtatoren sollën një figurë pikturënuk di nga kush, dukej se është bazuar tek ajo e Muzeut. Unë iu qëndrova besnik këtyre dy varianteve, por njoha dhe shumë pasardhës të tij, kujtojnë se është i atij fisi, i asaj rrace të fisme, përgjithësisht janë pashëm.

Ju, si autor, si e ndjeni veten kur sheh realizimet e tua, veprat e tua, sheshe a lulishte?

Kjo, mbi gjitha jep kënaqësi, pa e fshehë dhe krenarinë, aq shumë kur për to mbahet qëndrim pozitiv i opinionit.

Për mua vendosja bronx e një vepre, edhe si kjo e Ali Ibër Nezaj, është vlerësim, një vlerësim i madh. Ajo nuk mbetet  e imja.

Për këtë shtatore të Ali Ibër Nezajt u interesua Bashkia e Tropojës dhe personalisht kryetari i saj, z. Rexhë Byberaj, si dhe urbanistët, ndërtuesit e gjithë stafi u morë me këto punime me cilësi shembullore.

Deshëm dinim se me kë e realizuat piedestal shtatoren e Ali Ibër Nezajt për ta vendosur në Tropojë, në vendlindjen e tij?

Veprën skulpturore e realizova me djalin tim, Kushtrimin, e ndoqi çdo detaj deri përfundimin e saj në bronx. Sheshin e përshtati vëllai im arkitekt, Artan Baliaj dhe djali i tijGenti, që më duket një zgjidhje mjaft e mirë e funksionalePunimet në gurë i realizoi Besnik Prela. Janë dhe shumë të tjerë që meritojnë të falenderohen për kontributet e dhëna.

Por fjalët më të mira i kam për iniciatorët për këtë shtatore, për Familjen e Ali Ibër Nezajt, që e bënë këtë investim seriozPërshtypjet më të mira, që organizoi kryerjen e të gjitha punëvee që meriton shumë mirënjohje, është Granit Nezaj, djali nga Shipshani, që vendosi dhe e realizoi katragjyshin e tij duke i ba nder edhe Tropojës, edhe mbarë vendit. Me seriozitetin dhe vendosmërinë e tij dola në konkluzion që gjithmonë Malësia jonë nuk mbetet pa djemë që punojnë e kontribuojnë për vendlindjen e vet. Prandaj, për Granitin kam falenderim të vantë, si dhe Familjen Nezaj, që i dhanë ndihmë në këtë realizim që do mbetet në shekuj.

Intervistoi: Ramiz LUSHAJ