Nga Trifon Xhagjika

E pash atdheun lakuriq,
vetëm pa miq e shoke
Mundohej te këpus nje dege dafine
Nga lavdia e shekujve..
Atdheun e dija te uritur,
Por sa i vogël qenka.
As nje dege nuk e këpuste dot,
E mora per dore,
Ta rrite ne zemren time.
Vllezer,
Po e kërkuat atdheun ,
E kam une,
Ndihmomëni te qesh,
Ndihmomëni te gëzoi,
Atdheu eshte lakuriq…

Trifon Xhagjika. 1963.