Bujar Kapexhiut, Kolos plot thjeshtësi, mjeshtër i madh ikarikaturës.

 

Nga MEVLUD BUCI

 

Bujar ke emrin,zemrën bujari

Bir i Dibrës së Madhe,gen me fisnikëri,

Çfarë t`u them brezave,neodiktaturës

Ti kolos i kohës,i karikaturës.

 

Për ty Korabi dhe Runja me shkrepa

Më ngjajnë me vargmale,vigan të njeh jeta,

Pena jote e fjala blerim i jep dheut,

Shkrove librin për të madhin,artist Hazis Ndreun.

 

Para teje Korabi lartëson shkëlqimin

O dibran i rrallë,o binjak me Drinin

Dhe pllata e borës Runja ime i shkriu

Për ty o kolos Bujar Kapexhiu.

 

Për ty,më i miri vlla flasin veprat,praktika,

Ty Mjeshtër të Madh të ka Republika,

Ti u ngjan të urtëve si shekujve dikur

O shpirt hyjnor në çdo karikaturë.

 

Kjo kohë tinzare me plot mizantropë

Lum Dibra e Korabi që të kanë dritëplotë

Je artist i rrallë,je burrë i furtunës

Jetë e Madhështi sa mali i Runjës.

 

Të madh e ke emrin,zotësinë ,famën

“Unë jam Muhurrak”,kur shkruan për Halil Ramën.

 

Korab madhështori që pllatat s`i shkriu

Djalë e kryedibran, Bujar Kapexhiu,

Lum Dibra,lum kombi e nëna Arbëri

Bujar Kapexhiu,kolos plot thjeshtësi…