E arnuar ngadalë me arna prej letre

U shkrumbuan zhelet-leckat e harruara

Po fluturoj sipër globit me krahë ndër dete.

Pse kjo botë me kaq pabesi e ditëzjarrmuara.

 

Pse vallë kjo botë nuk është gjë tjetër

Vetëm mashtrim,  fjalë e përçarje?

Nuk e njoh dot këtë glob për para etur

Që i merr si të vërteta gënjeshtrat sllave..

 

Flasin në emër të paqes në tribunë.

Burrat e globit shtrohen në tryeza.

Po e harrojnë se ka zhdukje e dhunë

Shtrëngojnë duart e bëjnë biseda..

 

Prehet palltoja e zezë  në një varëse  diku tjetër

Këmisha  e rrudhur është e shqyer lecka-lecka

Si nuk mendohën si nuk kujtohen këta njerëz

Se një ditë nga shtatë pashë tokë mbin e vërteta

Speyer,15korrik 2020