Mohimi i të drejtave të individit minon demokracinë, krijon një parti shtet dhe pengon zhvillimin ekonomik të një vendi.
Kur të mohohen të drejtat e tua, aq më tepër me paramendim politik, kerkohet reagim në bllok, që e keqja të mos zmadhohet dhe demokracia të mos rrezikohet.

Të drejtat e njeriut, për 30- vjet në Shqipëri, u mohuan dhe nuk u respektuan ashtu siç duhet.
Shkaku i këtij mos respektimi, nuk ishte vetëm ajo, që ne vinim nga një shtet diktatorial totalitarë komunist dhe gjendeshim perpara nje demokracie të brishtë, por sepse, një gjë e tillë, i’u interesonte dhe vazhdon të ju interesoj segmenteve të caktura të politikës.

Fillimisht u mohua e drejta për të pasur drejtësi, kjo duke lejuar një sistem drejtësi të kalbur korruptivisht në themel dhe duke krijuar nje sistem drejtësie të varur prej politikës.
Kjo bëri që të mos gjendej kurrë drejtësi, i padrejti të blejë “drejtësi” dhe të drejtit, me të padrejtë, të i mohohej drejtësia.

Në këtë periudhë pluralizmi, u mohua e drejta e pronës si një e drejtë sublime qytetare dhe kushtetuese.
U bënë ligje ku prona nuk shkoj tek i zoti dhe pronari të ngelet vazhdimësisht dyerve të gjykatave per pronën e vet.
Kjo i’u interesonte politikanëve të rinje, fatkeqësisht një pjesë e tyre pasardhes bllokmenësh dhe byroistësh.
Kjo ju interesonte, sepse këto duhet të ishin pronarë të rinjë “të lighshëm” duke privatizuar prona të shtetit dhe duke blerë çfardo lloj prone aty ku deshironin, me para tê fituara prej pushtetit dhe korrupsionit.
Mos kthimi i pronës tek pronari pengaj investimet e huaja e për rrjedhojë zhvillimin ekonomik.

U mohuan të drejtat ligjore të shtresës së persekutuar dhe të përndjekur, ku në mënyrë të paramenduar u lanë larg përfaqësimit në nivele të larta politike dhe ekzekutive, pavarsisht edhe pse keta vinin nga familje me nivel të lartë intelektual.

Duke u mohuar e drejta e përfaqësimit sipas meritës dhe standarteve te demokracisë, patëm një administratë neopotike dhe politike te paaftë dhe një parlament me nivel të ulët akademik.
Kjo bëri që shumë intelektualë të largohen ose të ulin kokën, në zyrat e tyre, përballë drejtuesit të paaftë më tesër partie në xhep.

Fjala dhe media e lirë, u blenë nga pushtetarët për të ju shërbyer pushtetarëve.
Në median elektronike dhe të shkruar gjithçka interpretohet sipas interesit të atij që vjen në pushtet.
Propoganda mediatike, i ka kthyer qytetarët të varur prej medias dhe qorrazi besues çfarë thotë dhe paraqet ajo.

U mohua dhe u pengua e drejta e konkurences në një ekonomi tregu, kjo me krijimin e monopoleve prej pushtetarëve në funksion të ineresave vetjake të tyre.
Këto monopole prishen tregun, rriten çmimet dhe penguan zhvillimin ekonomik.

Në këtë periudhë pluraliste pas viteve ‘90, u mohua e drejta e votës duke e vjedhë dhe duke e tjetërsuar atë.
Pika kulmore ishte referendumi i ‘97, ku nuk u respektua verdikti i popullit për ndryshim sistemi.
Kjo bëri që të kemi një tranzicion te gjatë, kriza politike të herë pas hershme dhe nivele te ulta ekonomike me një mungesë totale të shtetit ligjor.
Prandaj një ripërsëritje referendumi, po kerkohet çdo ditë e më teper si një domosdoshmëri dhe si një e drejtë e mohuar.

Te gjitha faktet e mësipërme dhe shumë të tjera, duhet të na bëjnë, që vetë ne, të reagojmë për ndryshim thelbesor dhe jo thjeshte për rotacion.
Ky reagim, mendojmë, duhet të të filloj të bëhet në dy drejtime kryesore, pavarësisht ndryshimeve në kodin elektoral.

E para, intelektualët, që besojnë në ndryshim dhe zhvillim, të marrin insiativën e kandidimit duke u bërë pjesë e parlamentit të ardhshem. Alternativat nuk mungojnë.

E dyta. Të gjithë ata që mendojnë se ju eshtë mohuar qoftë edhe një e drejtë, të mos votojnë, pa u menduar, ato që kanë sjellë këtë lloj demokracie dhe këtë nivel ekonomik, por të jenë koshient për zgjedhjen e tyre në momentin e duhur.

Nëse këto dy pika nuk koherojnë me njëra -tjetrën nuk kemi kujt të i ankohemi dhe pse të ankohemi.

Një reagim dhe bashkim i vlerave, duke ruajtur në themel të drejtat e njeriut do të bënin të mundur forcimin e themeleve të demokracisë dhe do të sillnin një zhvillim të pashmangshëm ekonomik.
Zoti i ndergjegjesoftë mendjet e shqiptarëve, në të mirën e vehtes se tyre????.Flm