Mbretëria e Bashkuara ka prezantuar një paketë stimuluese prej 30 miliardë paund për të ruajtur vendet e punës dhe për të ndihmuar të rinjtë të gjejnë punë në një ekonomi të shkatërruar nga pandemia e koronavirusit.

Ministri i Financave Rishi Sunak dorëzoi në parlament një mini-buxhet, i cili parashikon shpërblim për kompanitë që mbajnë të punësuar stafin dhe marrin praktikantë, kryejnë investime ekologjike, si dhe u jep mundësi britanikëve të konsumojnë ushqim me zbritje në disa restorante.

“Njerëzit duhet ta dinë se megjithëse vështirësia qëndron përpara, askush nuk do të mbetet pa shpresë. Njerëzit janë të shqetësuar për humbjen e vendeve të punës, për rritjen e papunësisë. Ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Buxheti parashikon 1.000 paund për kompanitë që marrin praktikatë, dhe 2 miliardë paund për ato kompani që punësojnë të rinjtë nga 16-24 vjeç nga familje me të ardhura të ulëta.

Skema e qeverisë e cila tashmë është në funksion për të mbrojtur miliona punë të sektorit privat do të përfundojë në tetor.

18 vjet rritje

Nga shpërthimi i virusit në Europë, 45 mijë persona kanë humbur jetën në Britani, ndërsa ekonomia ka pësuar rënien më të keqe në mesin e shteteve kryesore të industrializuara të G7.

Sunak – një ish-analist i Goldman Sachs, vetëm pesë muaj në pozicionin e dytë më të fuqishëm në qeveri, tha se ekonomia britanike është tkurrur me 25 për qind për shkak të bllokimeve të Covid-19, “me të njëjtën nivel në të cilën u rrit në 18 vitet e kaluara”.

Ministri konfirmoi gjithashtu 3 miliardë paund investime të gjelbëra.

Paketa përfshin 2 miliardë paund në grante për familjet për të izoluar shtëpitë dhe për t’i bërë ato më energji të gjelbër, dhe 1 miliardë paund për ndërtesat e sektorit publik, përfshirë edhe spitalet.

Plani është pjesë e premtimit afatgjatë të Britanisë për të ulur emetimet e karbonit në zero deri në vitin 2050.

Britania është në fazat e fundit të shtrëngimit të kufijve të koronavirusit të vendosur më 23 mars, duke filluar me mikpritjen dhe industrinë e turizmit.

Ekspertët vlerësojnë se kostoja totale e masave urgjente të qeverisë mund të shkojë deri në 300 miliardë paund./AFP