Eurozona “ndoshta e ka kaluar” më të keqen e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, por rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë, deklaroi sot presidentja e Bankës Qendrore Europiane (BQE), Christine Lagarde, raporton Reuters.

Ndërsa frika e një valë të dytë ka tronditur investitorët dhe publikun e gjerë në të gjithë botën, Lagarde u bëri thirrje autoriteteve të përdorin ‘armëpushimin’ e ofruar aktualisht nga virusi, për t’u përgatitur.

“Ne ndoshta kemi kaluar pikën më të ulët dhe them se me njëfarë drithërime, natyrisht mund të ketë një valë të dytë të rëndë”.

Lagarde paralajmëroi se rikuperimi do të ishte “i pabarabartë”, “i paplotë” dhe “transformues”, që do të thotë që disa kompani, në industri të tilla si ato të udhetimeve ajrore dhe të argëtimit nuk do të rimëkëmben kurrë, ndërsa disa të tjera do të dalin më të forta.

Banka Qendrore Europiane është në gjendje të blejë obligacione me vlerë 1.3 trilionë euro dhe të japë një shumë të ngjashme për bankat me norma negative për të qetësuar ekonominë e Eurozonës dhe për të shmangur një krizë kredie.