Turistët dhe parisianët nga sot do të jenë në gjendje të admirojnë pamjen e kryeqytetit francez nga Kulla Eifel pas një mbyllje tre mujore për shkak të koronavirusit, por vetëm nëse marrin shkallët.

Vizitorët në monumentin më të famshëm të qytetit nuk do të mund të marrin ashensorët deri më 1 korrik, për të siguruar një distancë të sigurt midis njerëzve. Vetëm maja e monumentit ikonik do të mbetet jashtë kufijve për publikun tani për tani.

Pika historike prej afro 10,100 tonë metali do të dalë nga mbyllja e saj më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore në kohë për sezonin e verës, por me numër të kufizuar të vizitorëve në fillim, dhe me përdorim të maskave të detyrueshëm nga mosha 11 vjeç e lart, thuhet në faqen zyrtare të Kullës Eifel.

Turistët kanë mundur të blejnë biletat e tyre që nga 18 qershori, kur u hap zyra e biletave në internet.

Për të siguruar që vizitorët në ngjitje dhe në zbritje nuk takohen nga shkallët, ngjitja do të zhvillohet nga shtylla Lindore dhe zbritja nga shtylla e Perëndimore.

Franca është një nga vendet më të vizituara në botë dhe dhe bllokimi i Covid-it ka goditur fortë industrinë e turizmit, kryesisht në hotele, restorante, muze, kinema dhe teatro të mbyllura për tre muaj.

Franca hoqi kufizimet në kufijtë europian që nga 15 qershori, dhe industria e turizmit shpreson që vizitorët e huaj do të fillojnë të vijnë përsëri, ndërsa sezoni i verës ka filluar./France24