E diel, 22 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Një studim shkencor ka ngritur shqetësime për ndikimin e turbinave të erës mbi lakuriqët e natës, ndërsa bota po zgjeron prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Sipas studimit të botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences, në Shtetet e Bashkuara vlerësohet se rreth 18,7 milionë lakuriqë nate, nga 28 lloje të ndryshme, kanë ngordhur pranë impianteve të energjisë së erës gjatë periudhës 1981–2024.

Vdekshmëria vjetore e vlerësuar është rritur nga rreth 100 mijë dy dekada më parë në 1,5 milionë në vitin 2021.

Shkencëtarët theksojnë se ekzistojnë zgjidhje. Një studim tjetër, i zhvilluar në 141 parqe të erës në Europë, tregon se kufizimi i funksionimit të turbinave në periudhat kur lakuriqët janë më aktivë mund të ulë vdekshmërinë me mbi 80 për qind.

Zbulimet nënvizojnë nevojën për të harmonizuar zhvillimin e energjisë së pastër me mbrojtjen e biodiversitetit, veçanërisht në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Të fundit

  1. Muzikë

    Një tjetër shtet tërhiqet nga "Eurovizion 2027" për këtë arsye jo politike
  2. Këngë

    Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që përdorej më shumë në familjen e saj
  3. Shëndetësi

    A e dini se si ndikon kafja në tretje dhe në bakteret e zorrëve?
  4. Aktualitet

    5 qytetet më të lumtura për turistët, por kush e kryeson renditjen?
  5. Shëndetësi

    Shifra alarmante! Mungesa e hekurit prek mbi 1 miliard njerëz por pse zbulohet kaq vonë?

Më shumë nga Enciklopedi