Ndërsa protestat vazhdojnë në të gjithë vendin lidhur me vdekjen e George Floyd, një afrikano-amerikani i cili vdiq ndërsa ndodhej nën arrest nga policia e Mineapolisit, SHBA po del ngadalë nga një tjetër krizë, pandemi e koronavirusit. Kjo e fundit ka dëmtuar në shifra historike shëndetit e ekonomisë dhe të publikut amerikan. Guvernatorët amerikanë u thanë ligjvënësve se faza e parë e rihapjes së vendit po shkon mirë, por shtuan se nevojiten më shumë burime për të përballuar situatën.

Me mijëra vetë marshuan në qytete të ndryshme në të gjithë vendin… krah për krah me njëri-tjetrin, duke nxitur shqetësimet se protesta mund të shkaktojnë një valë të dytë të koronavirusit. Testimi i zgjeruar do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së virusit, thotë drejtuesja e grupit të =punës në Shtëpinë e Bardhë që trajton situatën lidhur me koronavirusin.

Kështu që ata që janë të përfshirë në protesta paqësore të mund ta dinë statusin e tyre dhe jo ta përhapin virusin pa dijeni“. Dr. Deborah Birx.

Virusi ka vrarë më shumë se 106,000 vetë në SHBA, duke goditur në mënyrë shpërpjestuar njerëzit me ngjyrë. Krah protestave votuesit në tetë shtete përfshirë Uashington DC u paraqitën të martën pranë qendrave të votimit pjesë e zgjedhjeve paraprake duke mbajtuar distancë fizike nga njëri-tjetri, edhe kjo pjesë e rihapjes së vendit.

Guvernatori i Kolorados u tha ligjvënësve se shteti duhet të dijë se çfarë burimesh do të ketë në dispozicion ndërsa bën përpara me rihapjen.

Nëse do të planifikojmë në koordinim me partnerët tanë të qeverisë federalë, duhet të sigurohemi që i ky do të jetë një proces i hapur, që të gjithë të dimë saktësisht se çfarë do të marrim dhe kur, çfarë nuk do të marrim dhe pse dhe atëherë shtetet përpiqen të plotësojnë vrimat që u janë krijuar“, tha guvernatori i Kolorados Jared Polis.

Disa udhëheqës shtetesh e lokalitetesh thonë se urdhrat për qëndrim në shtëpi në pranverë, nuk janë një zgjidhje nëse virusi rikthehet në vjeshtë.

Nuk mund të kthehemi pas e të themi se do të mbyllemi. Duhet të shkojmë drejt sezonit të vjeshtës duke e ditur se mund të ketë një valë tjetër, por nuk mund të kthehemi tek urdhrat për qëndrim në shtëpi. Duhet të jemi në gjendje të menaxhojmë situatën përmes rrezikut që paraqitet, dhe kjo përmes testimit, përmes gjurmimit të kontakteve dhe përmes distancimit shoqëror derisa të zhvilllojmë një vaksinë kundër virusit“, tha guvernatori i Arkansasit Asa Hutchinson.

Më shumë se 40 milionë amerikanë kanë aplikuar për pagesën e papunësisë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e cila detyroi mbylljen e një pjese të madhe të ekonomisë. Demokratët thonë se më shumë se 3 trilionë dollarë ndihma të cilat janë miratuan deri tani nga Kongresi nuk janë të mjaftueshme.

Kemi nevojë për një masë ligjore të fortë e të guximshme. Unë mbështes një tjetër paketë ndihme (COVID-4)”, thotë Chuck Schumer, udhëheqësi i demokratëve në Senat

Por republikanët e Senatit duan një pauzë në këtë drejtim për të parë ndikimin që do të ketë ndihma e dhënë deri tani. Ata thonë se do të shohin mundësinë për një paketë tjetër ndihme në korrik.