Kasti i “The Lord of the Rings”, janë ribashkuar të dielën në një takim përmes platformës virtuale, Zoom.

Ata janë kyçur dhe kanë komunikuar me njëri-tjetrin për gati një orë, në kuadër të serisë së bashkëbisedimeve të Josh Gad, të quajtur “Reunited Apart”.

Gjatë kohës së pandemisë, respektivisht karantinës, Gad i ka mbajtur njerëzit të zbavitur duke i bashkuar në bashkëbisedime virtuale yjet e filmave si “The Goonies”, “Back to the Future” dhe “Splash”.

Ndërkaq kësaj radhe Gad udhëhoqi bisedën mes Elijah Wood, Sean Astin, Billy Boyd, Dominic Monaghan, Orlando Bloom, Viggo Mortensen, John Rhys-Davies, Sean Bean, Liv Tyler, Andy Serkis, Hugo Weaving, Miranda Otto, Karl Urban, Sir Ian McKellen, regjisori Peter Jackson, kompozitori Howard Shore dhe bashkë-skenaristja Philippa Boyens.

“One Zoom to Rule Them All” u mbajt në përkrahje të organizatës bëmirëse që synon fundin e urisë së fëmijëve, “No Kid Hungry”.