David Beckham beson se Cristiano Ronaldo nuk mund të arrijë nivelin e Lionel Messit. 44-vjeçari ishte përballur për herë të parë me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në vitin 2013 atëherë kur luante për Paris Saint-Germainin.

Skuadra franceze po përballje me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së kampionëve, ndërsa Messi ishte futur nga banka rezervë për të siguruar një barazim 1-1.

Sidoqoftë, Ish-anëtari i Manchester United dhe Real Madridit ka thënë se do të jetë e pamundur që do të jetë një tjetër Messi në të ardhmen.

“Ai (Messi) është një top lojtar në vete, do të jetë e pamundur të kemi një sikurse ai”, ka thënë Beckham për Telam.

“Ai, sikurse Ronaldo, që nuk është në nivel të tij, janë mbi të gjithë të tjerët”, ka shtuar më tej Beckham.

Kujtojmë se anglezi po tenton që të transferojë Messin e portugezin te skuadra e tij, Inter Miami në vitet e ardhshme.