Me pakë thumba dhe hajgare
Pa fejzbukë s’po ka çare.
Nuk po due me t’zanë ngushtë
Kadal shoqë e mos u ngutë
Pse gjithê diten rri n’fejzbukë
A mos je dhe dallkaukë.

Shumë e damet ti banë fejzbuki
Atje bashkë dhia dhe ujku
Shpesh duelet i fiton dhelpna
Me t’pathëna t’paverteta.

Koha ikën, bosh kuleta.
Dot si kapë majat e Epra.
Të mbulon errësira,mjegull
S’mundesh kurrë të jeshë vetëvetja.
Të papunit i zbehet shpresa
Sa e mangët i doket jeta.
Veç te puna o njeri
Gjen gëzim dhe dashuri.
Gjen përkrahje dhe miqësi
Ka buzëqeshja brënda driten
Nuk pyet fare për politiken.

Shpeshë përpara të merrë fejzbuki
Edhe dhelpnen sulmon ujku
Nuk janë fjalë veç për leter
Mbijetesë e kohes n’shekuj
Si për t’ri e si për t’vjeter
ZOTI HAK E NUK KA TJETER.

Nju-Jork, 15.04.2018.