Ja çfare deklaroi 15 vite me pare burri i shtetit vizionar dhe miku i madh i kombit tone presidenti i SHBA, George W Bush:

“Ne mund te ndihmojme kombet tona te pregatiten, perballen me rreziqe te tjera si sulme terroriste qe perdorin armet kimike ose biologjike. Udheheqesit ne te gjitha nivelet e qeverisjes kane pergjegjesine te perballen me rreziqe para se ato te shfaqen dhe te angazhojne popullin amerikan ne kursin me te mire te veprimeve.

Eshte jetike qe kombi yne te diskutoje dhe adresoje çeshtjen e nje pandemie gripi tani. Nuk ka pandemi gripi ne vendin tone apo ne bote ne kete kohe. Por ne rast se ne presim per pandemine qe te shfaqet, mund te jete shume vone per tu pregatitur. Dhe nje dite shume jete mund te humbasin sepse ne deshtuam te veprojme sot.

Duke u pregatitur tani, ne mund tju japim qytetareve tane qetesine mendore duke e ditur se kombi yne eshte gati te veproje ndaj shenjave te para te rrezikut dhe se ne kemi planet e gatshme per te parandaluar, dhe, ne raste nevoje, per te perballuar nje pandemi gripi!” sb