Dua të pi e të pi e të bëhem tapë,

Të trenohem e të bëhem për çmendinë,

Të sillem pa orar, pa koncept,

Pa ditur se ku të shkoj as kur të kthehem,

As kur të zgjohem as kur të bie në gjumë.

 

Po, po, më besoni dua të trenohem,

Edhe veshtë t’më shurdhohen,

Të bëhem fare budalla,

E mos të di ta gjej as sustën e televizorit,

Deri sa të kalojë kjo zezonë.

Zezonë që po na e zezojnë edhe më shumë

Ata që po sillen si somnambul.