Populli shqiptar, ndër më të vjetrit e njerëzimit, meqë i ka përjetuar gjatë historisë së tij mijëveçare të gjitha format më të egra të krimeve, terrorit dhe gjenocideve nga pushtuesit e huaj, përfshirë edhe luftën speciale, në të gjitha format dhe me të gjitha armët e mundshme, përfshirë edhe armët biologjike e kimike (mortajat, helmimet, shfarosjen në masë) ia ka borxh njerëzimit të sotëm t’ia përcjellë përvojat dhe mesazhet e tij, si dhe të ngrihet në ballë të luftës aktuale që e ka goditur njerëzimin e botës nga bandat e krimit të organizuar ndërkombëtar.

Pavarësisht nga niveli i mjerueshëm ekonomik, nga mbërthimi i tij nga bandat politike e kriminale vendëse e ndërkombëtare, nga niveli i ulët i zhvillimit shkencor dhe teknologjik, shqiptarët në këtë luftë kanë aftësi të përcjellin mesazhe dhe dijen e tyre më të nevojshme, në bazë të përvojave të tij nga më të pasurat, të përjetuara ndër shekuj nga armiqtë e egër të civilizimeve, të cilët si te asnjë popull tjetër i kanë zbatuar këto forma për shfarosjen në masë, përmes propagandës, luftës speciale, helmimeve, armëve biologjike e kimike, të cilat mund t’i shërbejnë sot njerëzimit të botës për mbrojtje më efikase.

Çfarë ka ndodhur deri më sot në botë dhe çfarë po ndodh sot, e që nuk e kanë përjetuar shqiptarët më herët nga armiqtë barbarë?!

Ndjenja e lirisë, humanizmit, tolerancës dhe solidaritetit, e durimit dhe shpresë së pathyer, janë shkolla e mëdhe e përvojës shqiptare ndër shekuj, që mund t’i shërbejnë sot gjithë njerëzimit të botës.

Ta bëjmë këtë sot, sa kemi mundësi, me nder, dinjitet dhe krenari!

(8 prill 2020)