“Akademik Dr. Isuf Dedushaj, “Hipokrati” i mjekësisë së Kosovës, çdo fjalë është e tepërt për punën dhe veprat e tij. Gjeneral në luftën kundër epidemive” – po e cilësojnë në Kosovë.
Edhe dy të tjerë marrin cilësime të tilla: “Dr. Arben Vitia Minister i Shëndetësisë, i dëshmuar në politika dhe menaxhment shëndetësor” dhe “Prof. Dr. Naser Ramadani, drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ekspert i dëshmuar i shëndetësisë publike”.
Këta të tre janë ekipi kryesor në krye të Luftës kundër Koronavirusit në Kosovë, përkrah mjekëve të përkushtuar të Kosovës që po luftojnë me sakrifica e me arritje në Luftën kundër Covid-19.
“Gjenerali” i Luftës kundër Koronavirusit, prej vitesh në pension, ma i pari epedimiolog i diplomuar në Kosovë, ka mbetur në krye të detyrave e punëve të Luftës: në institucione të mjekësisë së Kosovës, tek spitalet, në televizione, në emergjenca të kësaj fatkeqësie natyrore…për ta fituar këtë Luftë. Ai udhëton e lufton me betimin e Hipokratit si mjek akademik, ai punon si “Hipokrati” i mjekësisë së Kosovës, për ta fituar këtë Luftë…!
“Gjeneral” vazhdo Luftën po mbesa jote po kërkon të takojnë, qoftë edhe në televizor, të përqafojnë si fitimtarë në shtëpi…!
“Gjeneral” lufta vazhdon dhe mbesa jote po të pret…!